Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/10

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Legjenda e muzikës së filmit Ennio Morricone


Ennio Morricone lindi më 10 nëntor 1928 në Romë dhe është kompozitor italian, i njohur veçanërisht për muzikën e tij të filmit. Ai klasifikohet si nje prej kompozitoreve me te zote te periudhes se tij. Ai ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë të njohur. Stili i imët i kompozimit pasqyrohet në muzikën e filmave spaghetti-western që i kompozoi për regjisorin Serxhio Leone, Një Grusht Dollarësh (orig. A Fistful of Dollars), I miri, i Keqi dhe i Shëmtuari (orig. The Good, the Bad and the Ugly) dhe Na ishte Njëherë në Perëndim (orig. Once Upon a Time in the West).