Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/12/24

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
At Justin Rrota

Dorëshkrimi "Fjalori etimologjik" është fjalori i parë i kësaj fushe i shkruar nga një shqiptar. Kjo vepër, të cilën e kemi studiuar dhe shfrytëzuar në hartimin e fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, i ndryshon përmasat e vlerësimit të studjuesit Justin Rrota në fushë të albanologjisë. Sipas Kolec Topallit për arsye të mosbotimit ose të botimit me vonesë të veprave të këtij albanologu, shumë pak është i njohur kontributi i tij në fushë të etimologjisë, që përmbledhtas e gjejmë në tri vepra të tij: njëra e botuar vetëm para 8 vjetësh në Shkodër me titull "Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore", një tjetër "Fjalori etimologjik", e panjohur për publikun shkencor, meqenëse gjendet si material i daktilografuar në Arkivin e Shtetit, dhe e treta, "Fjalë të reja'", edhe kjo si material i daktilografuar në Arkivin e Shtetit, në pritje të një dore dashamirëse që t’ia shkundë pluhurin dhjetravjeçar dhe ta nxjerrë në dritën e botimit.