Wikipedia:Fillimi (Mbani në mend)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani në mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore   Më shumë    

Disa gjëra duhet t'i mbani në mend kur të redaktoni në Wikipedia.

Politikat editoriale

Për krijimin e artikujve

Wikipedia është një enciklopedi e redaktueshme, që do të thotë se artikujt duhet të përmbajnë informacion enciklopedik rreth temave të "shquara" . Se çfarë specifikisht përfshihet këtu është e debatueshme në Wikipedia, por pak besojnë se duhet të ketë artikuj për çdo person në planet, çdo kompani që shet çfarëdo, ose çdo rrugë në çdo qytet të botës. Sidoqoftë, ekzistojnë projekte motra për disa lloje të informacioneve jo-enciklopedike.

Çdo artikull që thjesht definon një fjalë, ose frazë të shkurtë, siç do të mund të gjindej në një fjalor të zakonshëm, dhe që nuk mund të zgjerohet në artikull enciklopedie, duhet të bartet tek Wikifjalori.

Tekste origjinale, siç janë dokumentet, poezitë apo librat pa të drejta drejta autori, që mund t'i kontriboni për t'i bërë më të arritshme duhet të barten tek projekti Wikisource.

Për listën e të gjitha projekteve të ngjajshme, shih Listën e plotë të projekteve Wikimedia.

Wikipedia gjithashtu nuk është vend për "hulumtime personale" — siç janë, teoritë e reja, etj., që nuk janë vlerësuar nga publiku. Për më shumë detaje rreth asaj që duhet të përfshihet në Wikipedia, shih What Wikipedia is not dhe Criteria for inclusion of biographies.

Ne gjithashtu nuk ju rekomandojmë të shkruani për veten apo arritjet tuaja, për shkak se kjo është konflikt interesi. Nëse keni bërë arritje të shquara, eventualisht dikush do të shkruaj një artikull për ju. Wikipedia:Autobiografia ka më shumë detaje.

Paanshmëria

Politika editoriale e Wikipedias është "paanshmëria" ose "pikëpamja neutrale", shpesh e shkurtuar në "NPOV" (nga anglishtja). Sipas kësaj politike ne pranojmë çdo pikëpamje serioze në një çështje. Në vend që të shkruhet vetëm një pikëpamje, ne mundohemi t'i paraqesim të gjitha pikëpamjet relevante pa i gjykuar. Qëllimi ynë është të jemi informativë, jo bindës. Politikat tona NUK nënkuptojnë që artikujt pritet të jenë 100% "objektivë," meqë në çdo mosmarrëveshje të gjitha palët besojnë se pikëpamja e tyre është "e vërteta."

Opinionet apo mendimet pranohen në artikuj po duhet të paraqiten si të tilla, jo si fakte. Ide e mirë është të përmenden edhe komentuesit, për shembull "Përkrahësit e kësaj thojnë..." ose "Komentuesi X beson se..."

Mund të hasni në redaktues që thojnë se një artikull është "POV." Kjo është shprehje në Wikipedia për një artikull të anueshëm, ose një që është shkruar nga vetëm një pikëpamje. Reklamat bien në këtë kategori, si dhe deklaratat politike. Në raste më të shpeshta, një artikull mund të ketë probleme "POV" nëse shkruan shumë më tepër për një pikëpamje se për një tjetër me rëndësi ekuivalente, edhe nëse dy pikëpamjet prezantohen në mënyrë të paanshme.

Nëse do të mirreni me artikuj problematikë rreth temave si Feja dhe Politika, është e rëndësishme të lexoni faqen e politikës së paanshmërisë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndoshta duhet të lexoni edhe Qetësia gjatë redaktimit. Nëse do të mirreni me tema më pak emocionale si videolojrat apo matematika, duhet megjithatë t'i lexoni politikat, por me më pak presion. Mos harroni këto këshilla, dhe lexoni politikat e plota nëse ju del një problem NPOV. Gjithashtu shikoni NPOV mësimi.

Citimi i burimevee

Wikipedia ju kushtëzon që të citoni burimet e informacioneve që kontriboni (vendet nga i keni marrë). Të gjitha burimet duhet të citohen në një seksion të quajtur "Burimet" ose "Referencat". Nëse ndonjë faqe do të mund t'i interesonte lexuesit të ndonjë artikulli, ajo duhet të shtohet tek seksioni "Lidhje të jashtme", dhe librat që mund t'i interesojnë në një seksion "Lexoni më shumë", por vetëm nëse janë përdorur si burime për artikullin. Citimi i burimeve i ndohmon lexuesve të verifikojnë atë që keni shkruar dhe të gjejnë më shumë informacion.

Shih Wikipedia:Burimet për më shumë informacion.

Të drejtat e autorit

Mos publikoni material me të drejta autori pa pasur leje. Kur shtoni informacion në një artikull, sigurohuni që ta shkruani me fjalët tuaja. Mos harroni se çdo informacion në internet është i mbrojtur përveç nëse webfaqja specifikisht deklaron të kundërtën.

Për më shumë shih Wikipedia:Të drejtat e autorit.

Rregullat gjuhësore

Sigurohuni që keni përdorur gërmat speciale të gjuhës shqipe (Ç,ç,Ë,ë) të cilat mund t'i gjeni poshtë kutisë së redaktimit ose t'i shkruani duke përdorur kombinimet përkatëse të tastierës. Artikujt që nuk i përmbahen kësaj rregulle konsiderohen të pasaktë dhe mund të fshihen nëse nuk përmirësohen për një kohë të caktuar.

Titulli dhe përmbajtja e artikujve duhet të jetë shkruar në gjuhën standarde shqipe, përveç nëse bëhet fjalë për emrat e ndonjë poezie, këgne, vendi historik etj. me çrast duhet të shkruhet emri origjinal, për shembull Lahuta e Malcis.

Për më shumë detaje rreth stilit të të shkruarit shih Manuali i Stilit.


Sjellja

Wikipedia frymëzon një atmosferë shoqërore dhe të hapur. Sigurisht, në praktikë ndodhin mosmarrëveshjet dhe ndonjëherë edhe debat i nxehtë, por nga anëtarët e komunitetit pritet të sillen në një mënyrë civile në përgjithësi.

Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtu mend është: Beso në qëllim të mirë nga pala tjetër. Mos besoni se dikush po vepron me qëllime vandale. Nëse dikush ju ofendon ose nervozon, lëreni një mesazh në faqen e diskutimit të artikullit ose përdoruesit, dhe pyeteni pse. Mund t'i keni mursyer vetes mjaft kokëçarje dhe turpërim.

Për më shumë rreth sjelljes shih Wikipedia:Etiquette.

Krijimi i artikujve

Kur krijoni artikuj në Wikipedia, përpiquni të merrni parasysh këshillat e dhëna në këtë "doracak" dhe të ndiqni politikat e përmendura këtu, siç është paanshmëria. Është e rëndësishme të citoni burimet për të vurë themelet e "shquarsisë" apo rëndësisë së artikullit dhe për ta bërë artikullin të verifikueshëm. Duhet të regjistroheni për të krijuar një artikull në enciklopedi, por nëse nuk jeni, ende mund të përdorni procedurën artikujt për t'u krijuar.

Për detaje rreth krijimit të artikujve shih Wikipedia:Artikulli juaj i parë.

Zhvendosja e artikujve

Kjo nënkupton ndryshimin e emrit të artikullit. Nëse mendoni se artikulli është emëruar gabimisht, MOS e kopjoni përmbajtjen e tij për ta shkruar në një artikull me emër tjetër (copy paste) — ndër të tjera, i ndan kontributet e mëparshme nga historiku i saj (që nevojitet për arsye të shumta). Metoda e preferuar është zhvendosja e faqes tek emri i ri, duhet të regjistroheni për të bërë këtë. Nëse është redaktimi i parë, ju lutem lexoni paralajmërimet në faqen e zhvendosjes me kujdes, sepse duhet t'i keni disa gjëra parasysh para se ta zhvendosni një artikull. Nëse përfshihet një faqe "kthjellim", ju rekomandojmë të shqyrtoni faqen Wikipedia:Kthjellimi.

Për më shumë, shih Wikipedia:Si të zhvendosësh apo riemërosh një faqe.
Eksperimentoni në livadh


Në vazhdim Regjistrohuni