Xhamia e Iljaz Mirahorit
Xhamia e Mirahorit | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°36′57″N 20°46′32″E / 40.615968°N 20.775512°E |
Sipërfaqja | 11.75 x 11.75 m |
Ndërtuar | Periudha osmane, 1495/96 |
Stili arkitekturor | Osmane |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 586 e 487417.03.1948, 23.09.1971 |
Nr. i referencës | KO104 |
Tipologjia | Xhami |
Xhamia e Iljaz bej Mirahorit (tr. Mirahor Camii) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e qarkun e Korçës, Shqipëri.[1] Si faltorja e dytë më e vjetër islame në viset shqiptare,[2] çmohet ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri duke u bërë gurthemeli i qendrës të kasabasë së Korçës duke qenë edhe monumenti më antik i këtij vendbanimi.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia u ndërtua më 901 H (1495/86;[4] sipas Vlorës që më 1465) nga Iljaz bej Mirahori në vakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare,[5] dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare. Veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë.[6]
Mbishkrimi mbi të cilin bazohet datëthemelimi është i vitit 1872/73, duke qenë se i vjetri nuk është ruajtur. Mbishkrimi i gdhendur në një pllakë të madhe guri me pesë rreshta është në vargje osmane, mendohet se ka disa gabime dhe mund të jetë shkruar prej dikujt - me shumë gjasë shqiptar - me njohuri të përgjithshme, por jo të plota të turqishtes osmane.[7]
Zotëria i Punëve të Mira dhe të Bukura, i ndjeri Mjeshtër i Kuajve, Iljaz Bej, e ngriti veprën më 901
Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja,[8] e cila u shemb prej tërmetit të 1961.[9] Mori statusin monument kulture në vitin 1948.[10] Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874" më "17.03.1948, 23.09.1971".
Galeria me imazhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Gjatë rikonstruksionit në 2013
-
Në 2014
-
Në 2002
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lista e monumenteve: Rrethi i Korçës. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ Koch, Guntram (1989). DuMont-Kunst-Reiseführer Albanien (në gjermanisht). Köln: DuMont. ISBN 3-7701-2079-5.
- ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 232. ISBN 9789290632429.
- ^ Kiel 2012, pp. 239.
- ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Vëll. 1. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 186–187. ISBN 978-99943-56-83-6.
- ^ Kiel 2012, p. 230.
- ^ Kiel 2012, p. 236, 239.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
- ^ Kiel 2012, p. 236.
- ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status" (në anglisht). Komiteti Kombëtar i Republikës së Shqipërisë mbi Kultin. Marrë më 28 tetor 2010.
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |