Xhavit Haliti
Xhavit Haliti | |
---|---|
Lindi | |
Shtetësia | Kosovar |
Xhavit Haliti lindi më 8 mars të vitit 1956 në Novo Sellë(shq: fshati i ri) të Pejës, Kosovë, është politikan shqiptar, një ndër themeluesit[nevojitet citimi] e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka qenë i burgosur[nevojitet citimi] politik, me ç'rast detyrohet[nevojitet citimi] të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet[nevojitet citimi] një nga udhëheqësit e LPK (Lëvizjes Popullore të Kosovës). Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohet[nevojitet citimi] në Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë. Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon[nevojitet citimi] Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm). Kohë pas kohe Xhavit Haliti, udhëtonte nga Zvicrra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj. Kishte kontakte direkte apo indirekte me të gjithë[nevojitet citimi] eprorët e UÇK-së, sidomos me korrdinatorin[nevojitet citimi] e UÇK-së në Kosovë, Nait Hasani. Xhavit Haliti dhe sektori që e udhëheqi u vlerësua[nevojitet citimi] shumë lartë dhe efikas në punën e tij. Gjatë tërë kohës, mbështeti dhe koordinoi furnizimin e rregulltë të njësive të para të UÇK-së, e pas daljes së saj publike, luajti rolin[nevojitet citimi] e diplomatit dhe mbrojti luftën e UÇK-së në bisedat e shumta[nevojitet citimi] me diplomatët[nevojitet citimi] e huaj, si dhe mbajti[nevojitet citimi] raportet me zyrtarët e shtetit shqiptar. Në Konferencën e Rambujes, u caktua[nevojitet citimi] anëtar i Delegacionit. Ishte halë[nevojitet citimi] në sy të pushtetit serb, dhe ndaj tij në Zvicërr u organizua[nevojitet citimi] një atentat, nga i cili shpëtoi pa pasoja, por pësuan disa familjarë të tij[nevojitet citimi]. Pasi nuk ia arritit qëllimit që ta vriste, Serbia, me tërë arsenalin e vet propagandues, hapi propaganda të ndryshme kundër[nevojitet citimi] tij, e kjo vazhdoi[nevojitet citimi] edhe pas çlirimit të Kosovës.
Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fakulteti Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Tiranë dhe Prishtinë.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjatë viteve 1987–1999 ishte anëtar[nevojitet citimi] i Kryesisë së LPK-së
- Në vitin 1993 ishte bashkthemelues[nevojitet citimi] i UÇK-së
- Gjatë viteve 1993-1999 ishte anëtar[nevojitet citimi] i SHP të UÇK-së
- Që nga viti 1999 është anëtar[nevojitet citimi] i Kryesisë së PDK-së
- Që nga viti 2001 është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të tri legjislacionet.
- Që nga viti 2013 është kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura të zbrazëta
- Artikuj me hKarta
- Artikuj me deklarata pa burim informacioni
- Politikanë shqiptarë
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
- Lindje 1956
- Njerëz që jetojnë
- Partia Demokratike e Kosovës
- Biografi shqiptarësh
- Shqiptarë nga Kosova
- Kosovë