Yllka Domi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Yllka domi)
Yllka Domi
U lind në
Vdiq
Çabrat-Gjakovë
ShtetësiaKosovar

Yllka Domi u lind me 18 Gusht 1982 në Gjakovë dhe u vra në 7 Maj 1999 në moshën 17-vjeçare ka qenë një poete dhe shkrimtare që në moshën 12-vjeçare.

Ditëlindja e dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi. Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë. Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë. Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj. "Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime, - shkruante Yllka".

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poezia për jeten çmimin e lirisë.

Përjetësia

16 vjecarja, Yllka Domi, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, dhe nga nxënëset më të dalluara. Por, tek ajo dëshira për ta parë vendin e lirë, triumfoi kundrejt asaj për të diplomuar. E në shkollën “Mazllum Këpuska”, poezitë dhe shkrimet e Yllka Domit, tani ruhen brenda këtij libri. Profesori i Historisë, Qemajl Kameri, kujton momentet kur ani pse në moshë të re, Yllka vazhdimisht shprehte interesim për tema që preknin çështjet kombëtare. Madje edhe në hartimet shkollore, temat që i prekte Yllka, kishin të bënin më çështjet kombëtare. Por, serbët nuk u mjaftuan vetëm më vrasjen e Yllkës. Ata për ta humbur cdo gjurmë të krimit, e zhvarrosën trupin e saj dhe të shumë shqiptarëve në Gjakovë. Tripi i Yllka Domit, u gjet më pas brenda një varri masiv në Batajnicë të Beogradit. Ajo u varros në vitin 2003, në varrezat e dëshmorëve të Çabratit. Ndërsa për këtë, sa ishte gjallë, kishte shkruar edhe këtë poezi.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yllka Domi u lind në Gjakovë18 Gusht 1981 Yllka ishte e bija e Afrim dhe Dashurije Domit. Ajo u lind në një familje qytetare me tradita patriotike. Gjyshi i saj Kasim Domi, një atdhetar dhe veprimtar i madh u dënua nga pushtuesit sërbo-jugosllav dhe vuajti dënimin në burgun më famëkeq në Goli Otok. Babai i Yllkës, Afrimi poashtu u angazhua në veprimtari dhe në institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë kontributin e tij. ​

U dënua nga pushtuesit serb dhe vuajti burgun në burgjet serbe. E ëma e Yllkës Dashurija, i edukoi fëmijët e saj Triumfin, Visarin dhe Yllkën dhe i ushqeu me dashuri dhe atdhedashuri edhe pse në rrethana mjaft të vështira,sepse ishin kohë të egra dhe familja e tyre ishte vazhdimisht në shënjestër të pushtimit serb.

Arritjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yllka si nxënëse e shkëlqyeshme e shkollës “Mazllom Këpuska “në Gjakovë, herët u dallua për shkathësitë e saja organizative, por edhe për talentin e rrallë që kishte për shkrimet dhe krijimtarinë letrare. Pra shumë herët ajo u mor me shkrime,me aktrim, ishte një valltare e mirë dhe me shtatin e saj dallohej nga bashkëmoshataret e saja. ​

Yllka angazhohej në të gjitha programet dhe manifestimet e shkollës, por ishte prezente edhe në organizimet tjera kulturore që mbaheshin në qytet gjatë kohës së okupimit. Ajo lexonte poezitë e saja, por edhe recitonte bukur poezitë e shkrimtarëve të mëdhenj.Yllka Domi ka botuar shkrimet dhe poezitë e saj në revista të ndryshme. ​Me këto cilësi Yllka vazhdoi edhe mësimet në Gjimnazin”Hajdar Dushi “ku përveç sukseseve në mësime ajo udhëhoqi edhe grupin letrar.​

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yllka rritej në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë me padrejtësitë që po i bëheshin kombit shqiptar. Prandaj ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë se si po lëvizin gjërat. Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të ç’vendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja. Si e tillë ra në kontakt me shumë të rinj e të reja të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre. Ajo ishte shumë e shkathtë dhe çdo përpjekje të saj e realizonte me sukses. Ashtu siç edhe kishte dëshirë ashtu edhe u radhitë në Brigadën 137 Gjakova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ofensivës së Betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe, më 7 Maj 1999, u vra Yllka bashkë me disa bashkëluftëtarë.​Yllka Domi u vra me snajper nga forcat serbe, në Çabrat në ofenzivën e 7.05.1999.​ Kriminelët serbë për të fshehur gjurmët e krimit, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).​

Pas identifikimit të eshtrave të Yllka Domit nga ekspertët e mjekësisë ligjore, u rivarros me 23.12.2003,në kodrën e Çabratit në Gjakovë. ​ Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Në rrugëtim me Yllka Domin. Gjakovë: Mevlyde Saraçi dhe Shkëndije Hoda. 2013. fq. 75-76. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yllka Domi - Ti fluturon me dallendyshet Ina Morina Liri e pa kuptuar

http://www.arkivalajmeve.com/Yllka-Domi-apo-poezia-e-keputur-pergjysme.1047033285/%7C[lidhje e vdekur] Arkivalajmeve