Jump to content

Ymer Agë Ulqini (këngë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ymer Agë Ulqini, e njohur në jug si Aga Ymeri, është një këngë popullore në të cilën përshkruhen vetitë e popullsisë vendase të rrethit të Ulqinit. Në qendër të këngës gjendet besa dhe kuptimi i saj në frymën shqiptare. Ndër arbëreshë njihet si Konstandini i Vogëlith (Kostandini i Vogël).[1]

Në këngë i këndohet personazhit të quajtur Ymer, një agallarë i cili merr pjesë në luftë dhe pas disa dështimeve zihet rob. Mirëpo kjo i kushtonte atij; Imeri i kishte dhënë besën gruas së tij që do të kthehej brenda shtate viteve ose në të kundërtën ajo kishte pëlqimin e tij që brenda tri ditëve pas kalimit të besës të martohej me dikë tjetër. Ymer Aga i jep besën bijës së mbretit që nëse e lirojnë të zgjidhë problemet familjare, për të cilat e kishte njoftuar një i burgosur, ai do të kthehej përsëri. Në ditën e kthimit në vendlindje Imeri takon rrugës dasmorët që përcillnin gruan e tij për nuse me ç’rast ai i bindë dasmorët se kishte të drejtë ta mbante nusen pasi që ajo ishte gruaja e tij. Kur Aga Imeri zgjedhë problemet familjare, kthehet në burgun e mbretit për ta vazhduar dënimin. Mirëpo mbreti i befasuar me besnikërinë e Imerit, e liron atë nga burgu dhe ai kthehet në vendlindje te nusja e tij.

  1. ^ "Aga Ymeri of Ulqin - Albanian Literature | Legends". www.albanianliterature.net (në anglisht). Marrë më 2022-06-19.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]