Ymer Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ymer Halimi ka lindur në Kozhicë të Skenderajt. Ka lindur në trungun e familjes së Hetem Kozhicës që ishte përfaqësues i Drenicës në Lidhjen e Prizrenit. Nga ky trung familjar kanë dhënë jetë tre breza për lirinë e Kosovës ( 1912, 1924, 1945, 1999 ). Ymer Halimi është rritur në familje që ka vuajtur izolimin politik si të përjashtuar nga Lidhja Socialiste për shkak të bindjeve antishtetërore.

Dr. Sc. Ymer Halimi pas përfundimit të Gjimnazit në Vushtrri, shkollimin Universitar e vazhdon në UP – Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore – Dega Fizikë. Po ashtu ka studiuar edhe Elektroteknikën në Prishtinë. Gjatë studimeve, falë sukseseve të arritura ishte edhe bursist i Universitetit. Studimet pasuniversitare I kreu në Zagreb, në lëmin e Fizikës Mjekësore, ndërsa Doktoraturën në lëmin e Optikës. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punoj që nga viti 1977. Mes viteve 1992-2000 Ymer Halimi ka qenë anëtarë i Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës. Sot ai është profesor i lëndës së Fizikës Mjekësore me Biofizike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Dr. Sc. Ymer Halimi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në poltikë është kyçur më 2004, dhe ishte deputet në Kuvendin e Kosovës në vitin 2007. Është autor dhe koautor 21 publikimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtaria botuese profesionale : R .Gashi, Y. Halimi dhe të tjerë; “Teste për provim pranues në Fakultetin e mjekësisë” NB. Rilindja. Prishtinë, 1996; “Zgjedhje problemesh të fizikës,” (1984); “Fizikë mjekësore me Biofizikë,” (1996); “Elektronikë për Fizioterapi,” (2003); “Fizikë për farmaci,” (2003); “Fizikë për farmaci,” (2011); Y. Halimi; me bashkëpunëtor, “Ushtrimet eksperimentale,” (2003).