Zef Hila

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lindur më 23.02.1961 në Barbullush të Vaut të Dejës dhe është diplomuar në degën Juridik të fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Zgjedhur Kryetar i Komunës së Barbullush, më pas Kryetar i Komunës së Bushatit dhe më pas Kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 zgjedhur Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Prioritet ka qënë rritja dhe përmirësimi i shërbimeve publike, dhe gjithmonë në fokus ka qënë përkushtimi ndaj qytetarëve. Për cilësitë e larta njerëzore dhe aftësitë e veçanta menaxhuese dekoruar nga Presidenti i Republikës “Për merita të veçanta civile”, si dhe për përkrahjen e organizatave të bamirësisë dhënë dekorata e 20 vjetorit të Themelimit nga Organizata Shqiptare e Urdhërit të Maltës. Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendor ka drejtuar një sërë reformash dhe projektesh zhvillimi. Gjithashtu ka patur angazhime politike si: Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD të Shqipërisë, Anëtar i Kryesisë së Degëve të PD Shkodër dhe degës Vau-Dejës, Nënkryetar i degës PD Vau-Dejës, Drejtues fushate dhe Koordinator i PD në Bushat, Bashkia Vau-Dejës.