Zenel Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zejnel Kelmendi)

Zenel Kelmendi (1937, Preshevë) është mjek, profesor universitar dhe rektor i Universitetit të Prishtinës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Dr. Zenel Kelmendi lindi në Preshevë më 1937. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Më 1964 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Një vit punoi si mjek në Gjilan, kurse nga viti 1969 erdhi në Prishtinë, kur filloi specializimin nga kirurgjia e përgjithshme dhe vaskulare. Specializimin e kreu në Zagreb dhe pastaj vazhdoi edhe në Pragë dhe Gjenevë. Tezën e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1980. Në vitin 1972 është zgjedhur asistent i kirurgjisë dhe pastaj ka arritur deri te titulli i profesorit ordinar për kirurgji. Ka rreth 50 publikime në revista të ndryshme shkencore. Prej vitit 1991 deri në vitin 1996 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, kurse prej vitit 1997 ishte rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” deri në pension, më 2007.[1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://koscs.org/sq/prof-dr-zenel-kelmendi/