Zekeria Cana
Prof. dr. Zekeria Cana u lind më 15 mars të vitit 1934 në Gjakovë, vdekur me 10 janar 2009, ka qene historian dhe veprimtar i shquar shqiptar.
[redakto] Biografia
Zekeria Cana, shkollën fillore, gjimnazin e ultë dhe normalen i kreu në vendlindje. Një kohë punoi si arsimtar dhe korrespodent i “Rilindjes”, ndërsa më 1945 i regjistroi studimet në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në Degën e Historisë.
Punën në Institutin Albanologjik e filloi më 10 nëntor 1967. Nga viti 1968 deri më 1976 ishte sekretar shkencor i Institutit Albanologjik. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd, duke mbrojtur temën e magjistraturës ”Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizje”, ndërsa më 1984, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, mori titullin doktor shkencash, duke mbrojtur temën ”Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare 1903-1913”.
[redakto] Veprimtaria botuese
Profesor doktor Zekeria Cana ndërroi jetë vetëm pak ditë para se Instituti Albanologjik i Kosovës të botojë veprën e fundit të profesorit të titulluar ”Kryengritja shqiptare e vitit 1912 sipas burimeve serbe”. Profesor Zekeria Cana ndërroi jetë më 10 janar 2009.
