Zgjebja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm i cili zhbiron dhe futet në lëkurë,ndërzen dhe lë vezët e tij në kanalet e krijuara në lëkurë. Mbushja e lëkurës me këtë parazitshkakton nevojë për t’u kruajtur. Parazitët e zgjebes gjenden shpeshherë tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, në sqetulla dhe rreth gjenitaleve.

Si transmetohet zgjebja?

Zgjebja transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë të trupave, për shembull kur njerëzit flejnë së bashku si dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

Cilat janë simptomat e zgjebes?

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, është më keq në mbrëmje dhe gjatë natës.

Cila është procedura e testimit?

Doktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitët e zgjebes me gjilpërë.

Si mjekohet zgjebja?

Zgjebja mjekohet me një vaj, Tenutex, që mund të merret pa recetë, që lyhet në gjithë trupin përveç kokës. Kruajtja, e cila mbetet disa herë madje edhe pas heqjes së parazitëve, mund të zbutet me anë të një vaji ose melhemi të veçantë.

Po partneri im?

Familjarët dhe partneri juaj duhet të ekzaminohen. Ata me të cilët flini në një krevat duhet të mjekohen në të njëjtën kohë. Për parandalimin e riinfektimit, këshillohet mjekimi i partnerit të të infektuarit si dhe i familjarëve të tjerë që kanë patur kontakt të ngushtë me të infektuarin.