Zoe Saldana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zoe Saldana
Zoe Saldana at 2010 Oscars.jpg
Ditëlindja: 19 qershor 1978
Vendlindja: New Jersey, [Shtetet e Bashkuara]]
Faqja zyrtare: [1]


Zoe Saldana është një nga aktoret e reja më të adhuruara për momentin në Hollivud. Ka trup dhe fytyrë modeleje, por nuk ka shumë përvojë, megjithatë të gjithë e kërkojnë, sepse është e talentuar.

Zoe e ndërtoi karrierën film pas filmi, por këto dy vitet e fundit kanë qenë më të suksesshmet. Ajo ka luajtur rolin e Uhuras, gjuhëtarja e ekuipazhit të “Star Trek” dhe Neytir-it, luftëtarja e planetit Pandora, e gjatë tre metra dhe e gjitha blu. Pra protagonistja e “Avatar”-it, filmit të parë të James Cameron që prej kohërave të “Titanikut”. Vetëm për 2010-n, priten të dalin në kinema katër prej fi lmave të saj: një komik (“The losers”), një policor (“Takers”), një komedi (“Death at the Funeral”) dhe një dramatik (“Burning palms”). “Katër raste të ndryshme për t’i kujtuar publikut fytyrën time të vërtetë”, tregon duke buzëqeshur Zoe Saldana, 32-vjeçarja, një nga vajzat e reja më të adhuruara për momentin në Hollivud. Ka trup dhe fytyrë modeleje, por nuk ka shumë përvojë. Por të gjithë e kërkojnë, sepse është e talentuar. Gjatë asaj që ajo e cilëson “periudha ime blu”, xhiroi “Avatar”, suksesin më të madh të të gjitha kohërave, ku u transformua nga efektet speciale të James Cameron në luftëtaren Neytiri të popullsisë së Na’vi, e gjatë tre metra dhe e gjitha ngjyrë blu. I pari në listën e filmave që do të dalin në Evropë këtë vit është “The losers”, ku Zoe interpreton Aisha-n, agjenten kokëfortë në gjurmët e një komande me ish-agjente e CIA-s që shumë do të donin t’i shihnin të vdekur.

Intervistë me Zoe Saldana[redakto | redakto tekstin burimor]

Aty, ashtu si tek “Avatar”, luftoni si një mashkull. Si u bëtë heroinë e filmave aksion ?

Kam dashur të bëhem balerinë kur isha e vogël dhe kam studiuar shumë vjet. Të luftosh, të paktën në kinema, nuk është shumë ndryshe nga të vallëzuarit, ku përdor çdo pjesë të trupit tënd si një armë. Në fi lmin “The losers”, koreograf ishte Garrett Warren, i njëjti si tek “Avatar”, një njeri që e di mirë se çfarë mund të bëj. I vetmi ndryshim ishte nënvizimi i aspektit sensual. Përplasja e parë e Aisha-s kundër Clay-t (aktori Jef-frey Dean Morgan,) duhej të ishte e dhunshme, por edhe shumë seksi, si një lloj analize dashurie. Qëllojnë kundër njëri-tjetrit, por ndërkohë njihen dhe pëlqehen. Kjo është arsyeja përse doja të zëvendësoja ato çizme të sheshta si motoçiklistë me një palë taka shumë të larta “Dior”. Edhe në pistën e vallëzimit, vesh gjithmonë taka.

Çdo të thotë të jesh aktore femër në Hollivud ?

Ka ende shumë seksizëm. Pjesa më e madhe e roleve u jepen të fejuarave ose mikeshave të afërta. Por me brezin e ri të regjisorëve, gjërat po ndryshojnë. Mua më pëlqejnë tipat e fortë, agresivë, të pavarur, ambiciozë që përputhen me karakterin tim. Të gjithë më thonë se artisti i vërtetë interpreton personazhe, jo vetveten. Ndoshta, por mendoj se femra në rrezik gjen shumë në Hollivud. Po për sa i përket racizmit ? Ekziston dhe për mua është çështje që lidhet me injorancën e madhe. Kam lindur në Nju Jork, babai im ishte dominikan, ndërsa nëna portorikane. Me pak fjalë duhej të isha një aktore amerikane, apo jo ? Përkundrazi, edhe në internet gjen debate mbi etninë dhe racën time. E zezë apo jo ? Në të vërtetë jam latine, por mbetem amerikane.

Përse mendoni se është një çështje e rëndësishme edhe në 2010 ?

Flitet gjithandej. Diçka përfundon së qeni reale, kur nuk i kushtohet më vëmendje. Për të mos u dukur racistë, në përzgjedhjen e trupës kur duan ndonjë aktore të bardhë, kanë shpikur një fjalor të ri, ku ti e merr vesh menjëherë që nuk je e dëshiruar. Zakonisht kush preferohet nga aktoret me ngjyrë ? Rosario Dawson, Kerry Washington dhe Eva Mendes. Pastaj është edhe Thandie Newton, me të cilën njerëzit në rrugë më ngatërrojnë. Cilët aktorë pëlqenit kur ishit fëmijë ? Matthew Modine dhe Mickey Rourke.

Cilës aktore do të donit t’i ngjanit ?

Jane Fonda, Anne Bancroft, Catherine Deneuve. Dhe Sigourney Weaver, të cilën e adhuroj në fi lmin “Alien” dhe e takova kur luajta tek “Avatar”. Gra elegante, por punëtore. Mendoj se gjithmonë ekziston një lidhje mes një filmi që ti luan dhe llojit të gruas që je. Po nga aktoret me ngjyrë, cila të pëlqen ? Më pëlqen Whoopi Goldberg.

Na thoni të vërtetën, a u trishtuat që nuk morët çmim me Avatar sepse personazhi juaj është konsideruar i animuar ?

Sigurisht që çmimet të japin kënaqësi, por nuk shërbejnë për të justifikuar ekzistencën tonë. Porsa i përket “Avatar”-it ekzistonte dhe një problem teknikoanagrafik. Teknologjia “motion capiture” është shumë e re ndërsa ata që votojnë jo. Jam e sigurt që falë Cameron dhe kolegëve të tij, Steven Spielberg, Robert Zemeckis, George Lucas, Peter Jackson, “motion capiture” në të ardhmen do të konsiderohet një armë e rëndësishme në duart e një aktori.

Nëse do të duhej të zgjidhnit një slogan për jetën, cili do ishte ?

“Seks dhe rok en roll”. Për mua, seksi është pjesë shumë e rëndësishme në jetë. Harruat drogën... Nëse vera është një lloj droge le ta shtojmë. Për të tjerat nuk kam pasur kurrë kuriozitet.

Cili është thashethemi më i madh që keni zgjuar për veten ?

Që luaj këto role prej luftëtareje sepse jam lesbike. Që e vogël mendonin se isha nisur për mashkull, pasi me kukullën time luaja rolet e Rambos apo agjentëve sekretë ndërsa për Halloween vishesha si ninxha. Unë jetoj me të fejuarin tim prej vitesh, aktorin Keith Britton me të cilin në 2004 kam xhiruar “Haven”, ndaj nuk ka vend për supozime.

Në të gjitha intervistat thoni se keni pak gjoks ? Nuk keni menduar të bëni ndërhyrje kirurgjikale ?

Ma kanë këshilluar, por mes aktoreve që e pëlqejnë askush nuk e ka gjoksin të bërë. Më mirë të jesh kështu, apo si të tjerat që bëjnë fi lma mediokër ? E pranoj pa vështirësi idenë e kohës që kalon dhe përpiqem të kujdesem për trupin tim, pa dalë kundër natyrës. Nëse pas të 40-ave nuk do të jem e kënaqur me imazhin tim, do t’i kërkoj një këshillë Demi Moore.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Filma
Viti Filmi Roli
2000 Center Stage Eva Rodriguez
2001 Get Over It Maggie
Snipes Cheryl
2002 Crossroads Kit
Drumline Laila
2003 Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl Anamaria
2004 The Terminal Dolores Torres
Haven Andrea
Temptation Annie
2005 Constellation Rosa Boxer
Guess Who Theresa Jones
Dirty Deeds Rachel Buff
La maldición del padre Cardona Flor
2006 Premium Charli
Ways of the Flesh Donna
2007 After Sex Kat
Blackout Claudine
2008 Vantage Point Angie Jones
2009 Star Trek
The Skeptic Cassie
Avatar Neytiri
2010 The Losers Aisha
Takers
Death at a Funeral Elaine
Burning Palms Sara Cotton
2014 Avatar 2 Neytiri


Në Televizion
Viti Titulli Roli
1999 Law & Order Arkiv Filmimi
2004 Law & Order: Special Victims Unit Gabrielle Vega
2006-2007 Six Degrees Regina