Jump to content

Abaz Dojaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abaz Dojaka (1934-1993) ishte etnograf, studiues, dhe mjeshtër i kulturës popullore.

Abaz Dojaka lindi më 24 shkurt të vitit 1934 në një familje atdhetarësh të shquar, në qytetin FilatÇamërisë. Më 1944, periudhë kur po përgatiteshin të fillonin masakrat zerviste në Çamëri, familja e Abazit u detyrua të largohej dhe u vendos fillimisht në Delvinë e mandej u vendosën përfundimisht në Tiranë.

Shqipërinë mëmë Abazit iu dha mundësia të shkollohej. Në vitin 1958 ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, në degën e Historisë dhe filloi punë në Institutin e Kulturës Popullore, fillimisht si etnograf e më vonë si shef sektori i kulturës shoqërore, detyrë që e kreu deri në fund të jetës.

Me punë të madhe si studiues dhe nëpërmjet botimeve të shumta arriti të fitonte gradën “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor (Docent). Nëpër vite ka botuar shumë libra me studime e dhjetëra e dhjetëra artikuj në shtypin e kohës për etnografinë dhe folklorin shqiptar.

Në vitin 1991, ishte një nga nismëtarët e parë të krijimit të SHPA “Çamëria” dhe u zgjodh kryetari i saj i parë, një prijës vërtet i denjë dhe fisnik i komunitetit çam në Shqipëri, frymëzues i idealit çam dhe i çështjes çame.

Vdiq më 22 qershor të vitit 1993, pas një sëmundjeje të rëndë.

  • “Veshje Popullore në rrethin e Kolonjës, studime, 1962.
  • “Enë dhe orendi të Labërisë”, studime, 1963,
  • “Mjetet e peshkimit në Bregun e Bunës”, studime, 1966.
  • “Dasma çame”, studime, 1966.
  • “Pozita e gruas në familje në zonat malore të Shqipërisë”, 1968.
  • “Pozita e gruas në familje e shoqëri në krahinën e Zagorisë”, 1969.
  • “Arti Popullor në Shqipëri”, përmbledhje studimesh, 1976.
  • “Dasma në Shqipëri”, studime, 1983.
  • “Veshje Popullore Shqiptare”, studime, 1985.
  • “Struktura dhe organizimi i familjes, Shpati i Sipërm”, studime, 1987.
  • “Veshjet popullore në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës”, studime, 1988.
  • “Fakte prej tragjedisë çame”, studim, 1991, etj., etj.