Abd al-Hasan Ali ibn al-Husayn Masudi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Abd al-Hasan Ali ibn al-Husayn Masudi lindi në Bagdad rreth vitit 890 dhe vdiq rreth vitit 957, ishte gjeograf, historian, filozof dhe shkrimtar arab.

Masudi udhëtoi nëpër Spanjë, Persi, Madagaskar, Rusi, Indi, Sri Lankë dhe Kinë, ndërsa vitet e fundit të jetës i kaloi në Siri dhe Egjipt.

Në veprën e tij kryesore Muruj al-Dhabab ua-Ma'adin al-Jauhak (lexo: Muruxh al Dhubab ua Muaëadin al Xhauhak, sq.: Fushat e arta dhe minierat e gurit të çmueshëm) sipas shënimeve të mbledhura nga udhëtimet e tija ai ka paraqitë në literaturën historike, politike dhe sociale të Orientit nga “krijimi i botës” deri në vitin 947. Në veprat e tija ai kapërfshirë edhe diskutime fetare dhe përshkrime gjeografike.