Adrian Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Adrian Krasniqi.png

Adrian Rexehp Krasniqi lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhei dhe nëne majremja, vdiq më 16 tetor të vitit 1997 në Kliçinë.

Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e cila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri. Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniki, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave për solidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990, ku u dallua. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, të xhaxhai, Xhaferi.

Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimine materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin. Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpasheri vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi.

Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesëne shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1996 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishës. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.

Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.