Agjitacion dhe Propagandë kundër shtetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kushtetuta e 55 ose Agjitacion dhe Propagandë kundër shtetit (anglisht: Agitation and Propaganda against the State) ishte një vepër penale në Shqipëri komuniste. Ky ligj u përdor nga viti 1945 deri në vitin 1991 dhe ishte sanksionuar në Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.[1][2] Sipas nenit 55 të Kodit Penal Shqiptar miratuar gjatë Hoxhaismit, "propagandë dhe agjitacion quhet tentativa për të përmbysur, ose minimizuar pushtetit e popullit" ishte e dënueshme me të paktën 6 muaj burg dhe deri në dënim me vdekje në periudhat e luftës ose të trazirave.

Përkufizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Neni 55 është definuar:

Krijimi i çdo lloj organizate me karakter fashist, anti-demokratik, fetare dhe anti-socialist është e ndaluar.
Aktivitet fashiste, anti-demokratike, fetare, luftë-nxitëse dhe anti-socialiste si dhe nxitja e urrejtjes kombëtare dhe racore.[3]

Dënimi maksimal[redakto | redakto tekstin burimor]

Dënimi ishte nga gjashtë muaj deri në 7 vjet në burg, që pasueshej internimi ose dënimi me vdekje.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Neni 55 është konsideruar nga kritikët e sistemit shqiptar, si një shkelje e rëndë e lirisë se fjalës. Ajo ishte ndër instrumentet kryesore ligjore për ndjekjen penale të disidentëve shqiptarë u kthye në një mekanizëm të arryshëm të Sigurimit.

Përdorim tjetër[redakto | redakto tekstin burimor]

Gazeta 55 përdor numrin "55", sepse neni 55 i Kushtetutës të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë merrej me agjitacion e propagandë.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]