Jump to content

Akrobatiku i Prishtinës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akrobatiku i Prishtinës
Akrobatiku i Prishtinës

Akrobatiku i Prishtinës (në trajtën popullore i njohur me emrin - Dyneku i Kosovës), prezenton racën më të avansuar të pëllumbave rrotullues në botë. Sipas Standardeve Evropiane, që prej vitit 1981 njihet edhe zyrtarisht me emrin “Prishtina Tumbler” që në gjuhën shqipe do të thot: Akrobatiku i Prishtinës. Akrobatiku i Prishtinës ka një rrotullim specifik rreth boshtit trupor, të mbyllur dhe elegant, i cili nga poshtë të jep pamjen e një pjate rrotulluese (rrethore) me një vrimë në mes. [1]

Ka shumë mendime dhe teza se nga ka ardhur kjo "makinë fluturuese" në Kosovë. Disa mendojnë se me ardhjen e turqëveBallkan, ata e kanë sjellur me vete Rollerin Oriental dhe se nga ky është kultivuar dhe standardizuar si një racë e veçant duke e kryqëzuar me pëllumbat autokton të Kosovës. Disa mendojnë se Akrobatiku i Prishtinës (Duneku) ka preardhje direkte nga "Duneku i Turqisë". Gjithashtu ka mendime se "Duneku i Kosovës" është autokton dhe se daton para llojeve tjera të lëshuesve të kontrolluar në Ballkan. Kjo mbetet një mister në vete. Në përgjithësi është mjaftë vështirë të dihet gjeneza e racave të pëllumbave nga se çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe variante të reja. Ajo çka është esenciale dhe e rëndësishme për ne, është se kjo racë egziston në Kosovë dhe para shumë viteve ishte prezentuar për regjistrim në standardin e Evropës, pikërishtë në grupin e racave akrobatike të quajtura ”Tumbler”. Fjala tumbler vie nga anglishtja e cila në shqip do të thotë akrobatik. Pa marrë parasysh se çfarë llojesh dhe variantesh janë përdorur, kultivuesit e Kosovës kan arritur të sjellin në dritë një elegancë pëllumbore me një bukuri të veçantë dhe fluturim karakteristik. Aftësia e Akrobatikut të Prishtinës - Dunekut të Kosovës është e pa parashikueshme për shumë kultivues të pëllumave. Rrotullimi vlerësohet sipas shpejtësisë dhe gjatësisë së cikëlit cilëndorë. Kan një fluturim të shpejtë deri sa të ngjiten në horizontin prej 150 deri në 500 metra dhe pastaj e stabilizojn fluturimin duke bërë luhatje të her pas hershme trupore me krahë të gjatë dhe elegantë. Bënë luhatje të tillë sikur pret sinjalin nga poshtë për të filluar manovrat akrobatike. Gjithashtu është me rëndësi dhe gjetja e kandit të përshtatshëm për rrotullim dhe për fillimin e rrotullimit. Pas sinjalit nga kultivuesi, Akrobatiku i Prishtinës - Duneku fillon rrotullimin dhe gjithmon vie duke e ngushtuar rrethin e sjelljes rreth boshtit trupor me krah gjysëm të hapur. Sjellja është e shpejtë dhe ajo mund të filloj si nga ana e djathët ashtu edhe nga ana e majtë. Akrobatiku i Prishtinës - Duneku i cili ka mundësi të bëjë akrobacione në të dy anët është kualiteti shumë i lartë i kësaj race. Të gjitha pjesët e trupit duhet të shkojnë në harmoni me figurën e rrotacionit dhe duhet të jenë të pa ndara nga rrotacioni.

Rrotacioni (rrotullimi pjatë) (rrethi unazorë), rrotacioni spirale dhe lëshimi fletë (gjethorë). Rrotullimet mund të sjegohen në shumë kuptime si:

Akrobacion që është fjala për akrobacionin e pëllumbave e cila vie nga fjala - Akrobat – pëllumb i aftë, që kryen fluturime të veçanta dhe të ndërlikuara, të cilat kërkojnë shkathtësi të veçantë dhe forcë akrobatike. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullimi i trupit reth boshtit të vet e të tjera. Është fjala për një rreth të plotë që bën trupi duke ardhur në pikën e nisjes, kur lëviz rreth vetes ose rreth një pike tjetër.

Rrotullim i plotë – për një rrotullim të plotë, gjysmë rrotullimi – për një rrotullim të përgjysmuar, numri i rrotullimeve në minutë – për shpejtësin e rrotullimeve, një rrotullim rreth vetes ose bën disa rrotullime. Gjithashtu me këtë fjalë lidhe edhe shprehja; Rrotullimthi ndajf. Duke i ardhur përqark, rrotull. Vjen rrotullimthi.

Rrotullimi mund të jenë si: cilindër, valë apo rul.

Rrotullues - që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese.

Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një gjë që vë në lëvizje trupin duke e rrotulluar dhe me një forcë rrotulluese e cila dirigjohet nga bishti.

Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin - Lëvizje rrotulluese.

Rrotullimi: - spjegohet si veprim sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullohet ashtu sikur rrotullimi i tokës rreth diellit, rrotullimi i tokës rreth boshtit të peshës së saj. Gjithashtu rrotullimi mund të spjegohet si një gjë që sillet rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vjen rrotull, sillet qark. Rrotullohet si rrota. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. majtas (djathtas) rrotullohet! Vjen si lëmsh i rrumbullakët prej qielli, rrotullohet.

Fluturimi duhet të bëhet në një grup prej 3 apo 5 pëllumbave. Në Kosovë është tradicionale të fluturohen së bashku me Gjyliat kosovare të cilat hyn në grupin e Pëllumbave të familjes (Mövchen) dhe bien si një vi lapsi drejt tokës po sa ta shohin ndonjë lëvizje të pëllumbave nga poshtë. Manevrimi me duneka kosovar bëhet më së shumti duke e përdorur Gjylien e Kosovës si një përcjellës i mirë dhe se shërben për ta ngritur dunekun sa ma shpejtë në lartësin e duhur.

Kushtet e fluturimit

1. Njohja me shtëpizën e pëllumbave

2. Njohja me kultivuesin e tyre

3. Njohja me oborrin rreth qymezit.

Nëse këto rrethana janë komplete ai mund të ndihet i lirë pë manevrim.

Kjo nënkupton se arobatiku rrotullues - dyneku e njeh mirë kultivuesin e tyre dhe ai ka dëshir të rrie mbernda apo të shetitë rreth oborrit të qymezit. Më së tepërmi përshtaten në qymeze të larta dhe me der të gjërë ku munden të pushojn pas manervrimeve fluturuese.

Lëshuesit e kontrolluar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Akrobatiku kontrollues (Tumla e Prushtinës)

2. Dyneku i Turqisë

3. Dyneku i Maqedonisë

4. Dolapçiu i Turqisë

5. Kelebeku i Turqisë

6. Wuta nga Greqia

7. Adana Wamen nga Turqia dhe Siria

Emri i pranuar: Prishtina Tumbler

Grupi: Pëllumbat tumlor

Shoqatat/klubet:Kosovë, Zvicër etj.

Nr. i prezentimit,ABB.457

Madhësia e unazës: 08

Gjeneza: Bënë pjesë në grupin e lëshusve të kontrolluar së bashku me: Dolapçi (Turqi), Dunek (Maqedoni),Donek(Turqi), Kelebek (Turqi), Wuta (Greqi) dhe Adana Wamen (Turqi, Siri). Gjendet në propozim për regjistrim që nga viti 1980 me emrin Pristina Tumbler i prezentuar nga ishë Federata e Jugosllavisë.

Ka një trup të gjatë me një bisht gjithashtu të gjatë i cili duket në një form harkore dhe elegante duke u bazuar në standardin e përgjithshëm të pëllumbave.

Përshkrimi i racës:

Standardi:Trup, sqep dhe krahë të gjatë.

Syri: Ka sy të bardhë të theksuar me rrema të rrallë (të kuqërremtë) të cilët fillojn nga fundi i rrethit të syrit në drejtim të dritës së syrit.

Sqepi:Sqepi duhet të jetë i gjatë dhe ngjyra e tij mvaret nga ngjyra e puplave të tij.

Qafa: Qafa duhet të jetë e mesme e cila shkon plotvsishtë në harmoni me trupin e tij.

Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.

Shpina: E drejtë në horizontale me një ramje të lehtë drejtë fillimit të bishtit e cila ndeshet me bishtin e gjer dhe të hapur. Krahët: Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojn mbi bishtin e ti.

Bishti:Vazhdon aty ku përfundon shpina. Bishti i tij ka një elegance dhe bukuri të rrallë. Numëron 14 – 18 penda të gjata dhe të gjera.

Këmbët:Të mesme dhe pa pupla.

Pupulat:Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta.

Gabime eventuale:Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë, kur e ka sqepin e shkurtë,kur numëron më pak panda bishti se sa 14 dhe kur nuk rrotullon.

Llojet e akrobacioneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrotacioni (rrotullimi pjatë) (rreth unazorë) Rrotacioni spirale dhe Lëshimi fletë (gjethorë)

Rrotullimet mund të sjegohen në shumë kuptime si: Akrobacion që është fjala për akrobacionin e pëllumbave e cila vie nga fjala Akrobat – pëllumb i aftë, që kryen fluturime të veçanta dhe të ndërlikuara, të cilat kërkojnë shkathtësi të veçantë dhe forcë akrobatike. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullimi i trupit reth bushtit të vet e të tjera. Është fjala për një rreth të plotë që bën trupi duke ardhur në pikën e nisjes, kur lëviz rreth vetes ose rreth një pike tjetër.

Rrotullim i plotë – për një sjellje të plotë, gjysmë rrotullimi – për një sjellje të përgjysmuar, numri i rrotullimeve në minutë – për shpejtësin e sjelljeve, një rrotullim rreth vetes ose bën disa rrotullime. Gjithashtu me këtë fjalë lidhe edhe shprehja; Rrotullimthi ndajf. Duke i ardhur përqark, rrotull. vjen rrotullimthi.

Rrotullimi mund të jenë si: cilindër, valë apo rul. Rrotullues - që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese. Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një gjë që vë në lëvizje trupin duke e rrotulluar dhe me një forcë rrotulluese. Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin - Lëvizje rrotulluese.

Rrotullimi: - spjegohet si veprim sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullohet ashtu sikur rrotullimi i tokës rreth diellit, rrotullimi i tokës rreth boshtit të peshës së saj. Gjithashtu rrotullimi mund të spjegohet si një gjë që sillet rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vjen rrotull, sillet qark. Rrotullohet si rrota. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. majtas (djathtas) rrotullohet! Vjen si lëmsh i rrumbullakët prej qielli – sjellet – rrotullohet.

Kështu krijon një pamje të një rrethi të gjerë e her, her të mbylluar gjenerik ( Pjata fluturuese) apo pajmen e një rrethi mjaftë të mbyllur gjenerik (Spirala fluturuese) e cila bie drejtë tokës. Ka edhe zhytje të lehta si ato gjethore.[2]

Standardi i Evropës, dokumenti i datuar me 01.04.2008: Mbi racat e pëllumbave.[3]

  • Schutte Joachim;Stach Gunter; Wolters Josef:(Handbuch Der Taubenrassen),Dien taubenrassen der Welt:1994
  • Duneku i Prishtinës (Grupi tumlor i pëllumbave) nr.:ABB457
  1. ^ Beilage bei der EE-Liste für Rassetauben (ELRT) der EE-Sparte für Rassetauben: Verweisung deutscher Rassenname (ELRT) – nationaler Rassename, abgerufen am 20. Oktober 2012 (PDF, ca. 86 KB)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2018. Marrë më 9 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 2 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enver Gashi Studiues i pëllumbave të racave