Alagoas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alagoas
Shtet
noform
Stema_figura Bandeira de Alagoas.svg
Shteti federal Flag of Brazil.svg Brazili
Rajoni Verilindor
Kryeqyteti Maceió
Statistika dhe Transporti
Sipërfaqja 27,767.661 km2
Zona Kohore UTC-3
Kodi Postal 57000-000 deri 57990-000
PBB 15,753,000,000
PBB/frymë 5,164
IZHNJ 0.677 mesatar mesatar
Demografia
Popullsia 3,120,922 banorë
Dendësia 112.4 banorë/km2

Alagoas (AL) është një shtet në veri-lindje të Brazilit, ka një sipërfaqe prej 27.768 km² dhe një popullsi 3.015.912 banorë, vlerësuar sipas vitit 2005.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Alagoas kufizohet në veri nga shteti Pernambuco, në perëndim nga shteti Bahia, shteti Sergipe në jug dhe në lindje nga Oqeani Atlantik. Lumi San Francisco shënon kufirin jugor. Përgjatë bregdetit ka shkëmbinj nënujorë koralorë dhe plazhe. Në brendësi të kodrave bregdetare ka reshjeve të mjaftueshme për kultivimin e kallam sheqerit, i cili dominon peisazhin. Mbetjet e fundit të Pyjeve të Atlantikut kanë mbijetuar në majat e kodrave. Pika më e lartë e shtetit është Serra Santa Cruz që arrin 844 m mbi nivelin e detit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia është kryesisht bujqësore dhe është e bazuar në plantacione e mëdha te kallam sheqerit dhe të duhanit në një masë më të vogël. Bollëku i kallamsheqerit ka çuar në zhvillimin e industive distiluese. Një aktivitet tjetër i rëndësishëm industrial është edhe nxjerrja e kripës, naftës dhe gazit natyror. Industria kimike ka pasur një zhvillim të madh, pas ndërtimit në vitin 1979 të qendr♪7s industriale të Tabuleiro rrethinat e Maceió.

Turizmit është zhvilluar së tepërmi këto 20 vitet e fundit dhe Maceió nga një port i vogël i fjetur është kthyer në një qendër turistike. Një tjetër destinacion turistik është União dos Palmares, ku në shekullin e shtatëmbëdhjetë u organizua arratisja e skllevërve nga Quilombo e Palmares .

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Automjete: 287.018 (mars 2007)
  • Telefona celularë: 1.400.000 (prill 2007)
  • Telefona: 302.000 (prill 2007)
  • Qytete: 102 (2007) [1]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1] Koordinatat:9°34′16.7″ Jug 36°46′55.02″ Perëndim -9.571306, -36.78195


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>