Pará
| Pará | |||
|---|---|---|---|
|
|
|||
| Shteti federal | |||
| Rajoni | Rajoni Verior | ||
| Kryeqyteti | Belém | ||
| Sipërfaqja | 1,247,689.5 km2 | ||
| Zona Kohore | UTC-3 | ||
| Kodi Postal | 66000-000 deri 68890-000 | ||
| PBB | 44,376,000,000 | ||
| PBB/frymë | 6,241 | ||
| IZHNJ | 0.755 |
||
| Popullsia | 7,588,078 banorë | ||
| Dendësia | 6.1 banorë/km2 | ||
Pará është një shtet në veri të Brazilit. Ajo kufizohet me shtetet braziliane e Amapá, Maranhão, Tocantins, Mato Grosso, Amazona dhe Roraima (drejtimi sipas akrepave të orës nga veriu). Në veriperëndim kufizohet me Guajanën dhe Surinamin ndërsa në verilindje laget nga Oqeani Atlantik. Kryeqytet ka Belémin.
Përmbajtja |
[redakto] Historia
Për herë të parë u kolonizua nga Portugezët në vitin 1616, vit kur u ndërtua edhe Fortesa Presépio në gjirin e Guajanës, që çoi në formimin e qytetit Belém. Para kësaj rajoni ka qene i pushtuar disa herë nga Hollandezët dhe Anglezët të cilët kërkonin piper, guaraná (pemë nga e cila nxirret një pluhur që përdoret si stimulant), farat e frutit annatto të cilat përdoren për gatim, si krem kundër diellit, dhe për të nxjerrë pigmentin e ngjyrës së kuqe.
[redakto] Gjeografia
Para është një zonë e rrafshët në pjesën qendrore që korrespondon me pellgun më të ulët të lumit Amazon dhe deltën e tij. Në pjesën jugore është e karakterizuar nga ultësira e Masivit Qendror, në veri dhe nga lartësitë e masivit Guajana.Lumenj të tjerë përveç Amazonës janë Xingu dhe Tocantins. Shteti përshkohet nga dy zona kohore.
[redakto] Ekonomia
Sektori i shërbimeve është komponenti më i madhe i GDP-së me 40,9%, ndjekur nga sektori industrial me 36.3% . Bujqësia përfaqëson 22,8% të PBB-së (2004). Eksportet e para: mineral hekuri 31,1%, alumini 22,2%, druri 13,5%, minerale të tjera 7.9% (2002), përfaqësojnë 1.8% të ekonomisë Brazilian (2005).
[redakto] Lidhje të jashtme
- (Portugalisht) Official Website
- (Anglisht) Brazilian Tourism Portal
- (Anglisht) Brazilian Embassy in London
- (Portugalisht) Portal Paraense
- (Anglisht) Invest Para
- (Turqisht) Para yarışması