Alban Berg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alban Berg Bueste Schiefling 01.jpg

Alban Bergu (1885-1935) kompozitor austriak.

Muzika që rrjedhë nga shkolla e dytë vjeneze - d.m.th shkolla e Shënbergut (Scheonbeg) dhe nxënsve të tij - nga publiku kuptohet vështirë dhe merret si muzikë në duar të muzikantëve. Me kalimin e kohës vetëm veprat e Alban Bergut kanë arritur një shkallë pak a shumë të namit të mirë tek publiku. Si duket shkak është largimi i shumë i vogël i tij - në krahasim me të tjerët - nga atmosfera e romantikës së vonshme. Për të, vlefshmëri e lartë, gjithnjë është shprehja e gjendjes nga thellësia e shpirtit. Edhe pse Alban Bergu zbaton muzikën dymbëdhjetë zësh të krijuar nga Shënbergu, prapë se prapë, në zërat e folur tek ai gjejmë pikënisje tonike. Po ashtu në disa kompozime instrumentale të tij gjenden edhe lidhje ndihmëse të pa pagëzuara jomuzikore (me elemente jashtë muzikës p.sh të folurit) - Suita Lirike dhe Koncerti Për Violinë. Me gjithë këtë do të ishte gabim që Bergu të shihej si lidhës romantik. Me një konstruktim serioz të lartë tek ai lidhet ekspresivitetit më i lartë që mund të jetë. Me arkitekturën e shkathtësisë minutare, ai ja kalon edhe vetë Shënbergut dhe Veberit (Webern). Me gjasë, Alban Bergu është kompozitori i këtij shekulli i cili ka arritur që shprehjen individuale dhe rigorozitetin formale të i shkrijë në një njësi.