Alfred Beleri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alfred Beleri
Zv. President i Shoqatës Omonia |
Titullar
Në detyrë
2014 - Aktualisht
Zv. Presidenti Omonias Alfred Beleri mirëpret në Himarë, Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis

Alfred (Dhionisis) Beleri ka lindur në Himarë me 09 Gusht 1972, është aktivist publik për të drejtat e njeriut në Himarë dhe zv. President i Omonias [1]

Karriera Akademike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Beleri pasi kreu ciklin e ulët dhe atë mesme në Spile në vitin 1990, emigroi në shtetin fqinjë Greqinë ku fillimisht u sistemua në Zakintos e më pas në Athinë deri në dhjetor 93. Gjatë periudhës Janar – Korrik 94, Beleri transferohet në Qipro [2] për një kurs specializimi për gjuhën greke dhe impiantet termohidraulik e organizuar prej shoqates Panhimariote në ndihmë të shtetasave homogjen. Gjatë viteve 2005 – 2011 Beleri ka kryer arsimin e lartë pranë Universitetit Panteinon [3] të Athinës, Dega “Të drejtat europiane dhe ndërkombëtare”. Beleri është njohës shumë i mire gjuhëve të huaja; Greqisht dhe Anglisht.

Karriera Politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Angazhimi i tij në shërbim të komunitetit fillon në Zakynthos ku shumë herët zgjidhet anëtar i Komitetit Drejtues të Bashkim të Unionit të Himariotëve në Peloponezi dhe në ishujt Ionian [4] dhe më pas në Athinë në përfundim të specializimit rifillon aktivizimin në Unionin e Himarioteve ku rikthehet si anëtar i komitetit të përgjithshëm drejtues të organizatës Omonia. Nga viti 2006 – 2011 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm dhe President i Unionit të Himarioteve. Qe nga viti 2001 e në vazhdim Beleri, ka pasur një rol aktive në mbledhjen dhe organizimin e Himarioteve për të marrë pjesë masivisht në të gjitha proçeset zgjedhore në Himarë për Omonian dhe PBDNJ [5]. Gjithashtu ai ka zhvilluar disa aktivitete politike dhe kulturorë si brenda dhe jashtë vendit lidhur me çështjen e mbrojtjës së të drejtave të banorëve në Himarë dhe tematikës së pronave. Pas kthimit të tij në vendlindje Himarë, në vitin 2014 ai propozohet dhe zgjidhet kryetar i degës lokale të Omonia dhe nga viti 2015 ai mban pozitën dhe si zv. President i Omonias.[6]

Gjithashtu Beleri është një nga sipërmarrësit më të rëndësishem dhe më të vjetër në sektorin e hotelerise qysh para 20 viteve pasi ka dhëne një kontribut të vecantë në komunitetin e Himares duke ofruar jo vetëm shërbime por edhe duke punësuar qindra banorë të zonës pranë aktivitetet të tij private. Beleri është i martuar me Antonia Taton dhe kanë dy fëmijë Petron dhe Hermionin.

Publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Omonoia_(organization)
  2. ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/Qiproja
  3. ^ https://www.panteion.gr/en/
  4. ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/Ishujt_e_Jonit
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2023. Marrë më 13 shkurt 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ https://deeem-omonoia.org/el/
  7. ^ https://www.youtube.com/watch?v=02Semu1c_2s/
  8. ^ https://www.youtube.com/watch?v=__mq5RpYDPQ/
  9. ^ https://www.youtube.com/watch?v=nudWcddmDk0&t=1s/
  10. ^ https://www.youtube.com/watch?v=hKgkP5myKoM/