Ali Erebara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Erebara (Dibër, 1897 - ) ka qenë avokat dhe kryetar i bashkisë Tiranë në vitet 1940-1942.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Dibër, i biri i Jashar Erebarës.

Në vitin 1944 pjesmarrës në organizatën Bashkimi Dibran, (Komiteti për Lirinë e Pavarësinë Etnike). Është arrestuar pas Lëvizjes së Postribës, ku mbante lidhje në Tiranë me grupin e opozitës. Kaloi gjithë periudhën komuniste në burg dhe internim. Së bashku me J. Radin, ka hartuar një bazë të dhënash me përshkrim të një “regjistri civil e penal” për 1000 të internuar të Savrës, Lushnje, që nga momenti i hapjes së kampit të përqendruar të Lushnjes në fillim vitet ’50, kohën e vuajtjes së dënimit, gjenealogjitë dhe përhapjen gjeografike të të internuarve duke i konsideruar si pjestarë të një trungu familjar.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 272-273. ISBN 978-9928-168-01-6.