Aliaksandr Hleb

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


}}

{{{emri i futbollistit}}}
Të dhëna personale
Datëlindja {{{datëlindja}}}
Vendlindja {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}}


Alexander Hleb, lojtari i parë në historinë e Barcelonës që është nga Bjellorusia, ka arritur te Barcelona si blerja e pestë e verës së vitit 2008, pasi që ka treguar kualitetet e tij te Stuttgart dhe Arsenal.

I lindur në Minsk (Bjellorusi) më 1 Maj të vitit 1981, Alexander Hleb u transferua te FC Barcelona më 16 Korrik të vitit 2008. Ai erdhi nga Arsenal, ku ka luajtur për 3 sezone, dhe ai është shpallur lojtari më i mirë i shtetit të tij në 5 vite rresht, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007 dhe ka mundësi që të shpallet prapë.

Alexander Hleb ka startuar karrierën te FC Bate Borisov, ai me 19 vjet në sezonin 2000/01 u transferua në ligën Gjermane. Ai qëndroi në Gjermani për 5 sezone te Stuttgart nga sezoni 2000/2001 deri më 2004/2005.

Bjellorusi në vitin 2005 u transferuar te ekipi londinez, Arsenal. Ai rregullisht ishte në planet e Arsene Wenger, ai ndihmoi Arsenalin që të kualifikohej në finalen e Ligës së Kampionëve më 2006 ku Arsenal u mposht nga FC Barcelona në Paris, dhe për 2 sezone ka luajtur pranë Thierry Henry te Arsenal, dhe tashmë luan prapë me të te Barcelona.

Profili [redakto]

I njohur që mund të luaj me dy këmbët, Hleb është lojtar me të cilin trajneri mund të planifikojë shumë taktika pasi që Hleb është shumë i mençur. Ai është Mesfushor por ai është shumë i rrezikshëm edhe në sulm. Ai është mësuar që gjithmonë të bëjë presion, është i fortë fizikisht dhe i shpejtë dhe ai mund të luajë në të të dy krahët, por mund të luajë edhe në qendër të mesfushës. Ai e analizon lojën shumë mirë dhe pason shumë mirë.

Trofetë [redakto]

Titujt me klubin

  • 1998/99 Ligën e Bjellorusisë

Titujt individual

  • 2002 : Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi
  • 2003 : Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi
  • 2004 : Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi
  • 2005 : Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi
  • 2006 : Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi
  • 2007 : Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi