Alkimisti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Alkimisti është një roman i shkruar nga Paulo Coelho.

Histori e shkurtër e “Alkimisti”-t[redakto | redakto tekstin burimor]

“Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. “Alkimisti” i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë mban statusin e romanit modern por klasik.”

“Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit.”

Romani magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë.

Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesarin gjendej pikërisht në shtëpinë e vet.

E brishtë, ndjellëse, dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

AUTORI: Paulo Coelho
TITULLI: Alkimisti
PËRKTHYESI: Nonda Varfi
LLOJI: Roman
FORMATI: 13 x 20 cm
FAQE: 200
ISBN 99927-1-791-2
ÇMIMI: 700 Lekë (5,00 Euro)