Amfiteatri i Durrësit
Amfiteatri i Durrësit | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Durrës, Durrës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°18′44″N 19°26′42″E / 41.312242°N 19.445072°E |
Ndërtuar | FILLIMI I Shek. II |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 1886, 10.06.1973 |
Nr. i referencës | DR001 |
Tipologjia | Amfiteatër |
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 351 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 1800-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.
Historiku i gërmimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.
Galleria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Mozaikë në amfieatër
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Oliver Gilkes: Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. 2013. 161–162. ISBN 9781780760698
- Pedro Ponce de Leon (2013), "Technical report funded by a grant from the Council of Europe Development Bank through its Spanish Social Cohesion Account", Seven Most Endangered Heritage Sites. Roman Amphitheater, Dürres , Albania (PDF) (në anglisht), Den Haag: Europe Development Bank, marrë më 2018-08-18
- Helmut Buschhausen (2001), Walter Raunig (red.), "Durazzo und die Anfänge des Christentums in Albanien", Albanien. Reichtum und Vielfalt alter Kultur (në gjermanisht dhe shqip), München: Staatliches Museum für Völkerkunde München, fq. 69–78, ISBN 3-9807561-2-2
- Karaiskaj, Prof. Dr. Gjerak (2004). ""Amphitheatre of Durrës"" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2012. Marrë më 14 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)</ref> - Miraj, L.‘Raport nga germimet arkeologjike ne amfiteatrin e Durresit’, Iliria, (1989/2) 286-288.
- Miraj, L.‘Gërmime të reja në amfiteatrin e Durrësit’, Iliria, (1988/2) 264-265.