Amidoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Amidoni si aditiv

Amidoni (C6H10O5)n) është karbohidrati më i përhapur ne natyrë pas celulozës. Ai është polisakaridi, i cili gjendet në bimë në formë të kokërrzave dhe shërben si ushqim rezervë. Forma dhe madhësia e kokërrzave të amidonit varet nga lloji i bimës. Ai është produkt i procesit të fotosintezës, i cili kryesisht është i përqendruar në rrënjë, në fara, në drithëra, në gjethe etj. Bimët më të pasura me amidon janë: orizi 70-80%, misri 45-75%, gruri 60-70%, patatet 17-24%. Amidoni në industri përfitohet kryesisht nga patatet.

Amidoni në jetën e përditshme njihet si niseshte. Kur amidoni vepron me ujë të ngrohtë, në prani të acidit sulfurik, atëherë ai shndërrohet në glukozë ose në sheqer të rëndomtë.

Amidoni është polisakarid natyror me masë molekulare të madhe (100-10000 molekula glukozë).

Vetitë fizike dhe kimike[redakto | redakto tekstin burimor]

Amidoni është pluhur me ngjyrë të bardhë, pa erë dhe pa shije. Nuk tretet në ujë të ftohtë, por në ujë të ngrohtë, duke formuar tretësirë koloidale (greq. Kola-ngjitës, eidos- formë). Veti karakteristike e amidonit është se nëse bashkëvepron me jodin formon ngjyrë të kaltër. Ky reaksion shërben për identifikimin e amidonit. Nëse amidoni ngrohet me tretësirën e acidit sulfurik ose klorhidrik të holluar, atëherë hidrolizon. Produkt i fundit i hidrolizës është glukoza. Hodrliza e amidonit zhvillohet nëpër disa shkallë apo në mënyra graduale. Së pari shndërrohet në dekstrinë, pastaj në maltoze, e në fund në glukozë.

Amidoni është përzierje e dy përbërësve (amilazës 10-20%, dhe amilopektinës 80-90%). Amidoni gjithashtu gjendet na mas te madhe te arra dhe lajthia

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Amidoni është përbërës i rëndësishëm i ushqimit (p.sh. mielli, orizi, patate) dhe përdoret për përfitimin e glukozës, alkoolit, në kozmetikë etj.

Amilopektina[redakto | redakto tekstin burimor]

Struktura kimike e amilopektinës

Është përbërës kryesor i shumicës së kokërrzave të amidonit. Është polisakarid i rëndësishëm i degëzuar. Pra, struktura e amilopektinës është më komplekse sesa ajo e amilozës. Derisa amiloza gjendet në brendësi, amilopektina gjendet në pjesën e jashtme të kokërrzës së amidonit.