Polisakaridet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
3D Struktura e celulozës.

Polisakaridet përbëhen nga më shumë se 10 molekula të monosakarideve. Me hidrolizë shpërbashkohen në shumë molekula monosakaridesh. Kanë formulë Cn(H2O)<. Polisakaridet më të rëndësishme janë: amidoni, celuloza dhe glikogjeni. Me origjinë bimore janë amidoni dhe celuloza ndërsa me origjinë shtazore është glikogjeni. Polisakaridet formohen me procesin e polikondensimit. Polikondensimi është proces i bashkimit të molekulave të vogla për të formuar formula të mëdha me eliminimin e molekulave të vogla, siç është zakonisht molekulat e ujit. Kur në polisakaride të gjitha tipat e monosakarideve janë të njëta, ato komponime quhen homopolisakaride, ndërsa kur monosakaridet janë të ndryshme quhen heteropolisakaride.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]