Andrea Grill

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Andrea Grill (2019)

Andrea Grill (16 janar 1975 në Bad Ischl) studimet i kreu në Salcburg, Austri, ndërsa doktoraturën për biologji, në Universitetin e Amsterdamit.

Ka botuar në gazeta e revista poezi, si dhe një sërë esesh dhe tregimesh. Është autore e tri romaneve, si dhe e një përmbledhjeje me tregime. Andrea Grill është njëkohësisht përkthyese e letërsisë shqipe në gjermanisht.