Anna Oxa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anna Oxa e lindur (me emrin Ana Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare,[1] (Krujë) e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë "Ti lascerò", "Storie" dhe "Senza pietà", kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.

Pjesëmarrjet në San Remo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në San Remo mori pjesë deri tash 13 herë. Këngët e saj pjesëmarrëse :

  • 1978, Un'emozione da poco - vendi i parë në seksionin "giovani", vendi e dytë në seksionin "big"
  • 1982, Io no
  • 1984, Non scendo
  • 1985, A lei
  • 1986, È tutto un attimo
  • 1988, Quando nasce un amore
  • 1989, Ti lascerò - vendi i parë (duet me Fausto Leali)
  • 1990, Donna con te
  • 1997, Storie - vendi i dytë
  • 1999, Senza pietà - vendi i parë
  • 2001, L'eterno movimento
  • 2003, Cambierò
  • 2006, Processo a me stessa

Këngë tjera po ashtu të suksesshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1978 Fatelo con me
  • 1979 Pagliaccio azzurro
  • 1980 Controllo totale
  • 1982 Fammi ridere un po'
  • 1983 Senza di me
  • 1984 Eclissi totale
  • 1985 Parlami
  • 1988 Tu non ridi più
  • 1989 Avrei voluto - duet me Fausto Leali
  • 1989 Tutti i brividi del mondo
  • 1992 Mezzo angolo di cielo
  • 1996 Spot
  • 1999 Come dirsi ciao
  • 1999 Camminando camminando - duet me Chayanne
  • 2001 Io sarò con te

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Oxanna (1978)
  • Anna Oxa (1979)
  • Q-Disc (1980)
  • Per sognare, per cantare, per ballare (1983)
  • La mia corsa (1984)
  • Oxa (1985)
  • È tutto un attimo (1986)
  • Pensami per te (1988)
  • Fantastica (1988)
  • Tutti i brividi del mondo (1989)
  • Oxa live con i New Trolls (1990)
  • Di questa vita (1992)
  • Cantautori (1993)
  • Do di petto (1993)
  • Oxa cantautori (1994)
  • Anna non si lascia (1996)
  • Storie, i miei grandi successi (1997)
  • Senza pietà (1999)
  • L'eterno movimento (2001)
  • Collezione (2001)
  • Ho un sogno (2003)

Refencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Madre Teresa, Anna Oxa e John Belushi: i piu' famosi dal Paese delle Aquile" (në italisht). Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 11 tetor 2012.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]