Aranitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Aranitët.jpg

Aranitët : historia-gjenealogjia-zotërimet libri studimor me autor studiuesin, historianin e shkrimtarin Dhimitër Shuteriqi. Botuar në Tiranë : Toena, 2011. Faqet e librit 167.

“Aranitët” një vepër e rëndësishme për periudhën e Shqipërisë së periudhës së mesjetës, që bën “autopsinë” e një familjeje të fuqishme feudale, duke filluar nga shekulli XI, kohë kur shfaqet për herë të parë në kronikat bizantine dhe deri në vitin 1551, vit kur shuhet edhe pinjolli i fundit, Araniti, nipi i Gjerg Aranitit. Megjithëse për Aranitët kanë shkruar edhe të tjerë historianë më parë, shqiptarë e të huaj, Shuteriqi ka arritur të sjellë një botim mirëfilli shkencor dhe gati shterues, pasi për vite me radhë ka gërmuar në arkiva, ka përmendur qindra toponime dhe ka cituar dhjetëra autorë që kanë studiuar më parë historinë e kësaj familjeje feudale shqiptare me një pushtet dhe shtrirje të jashtëzakonshme. Librin e tij prej 165 faqesh ai e ka konceptuar në dy pjesë. Në të parën ai merret me emrin (Aranit, Komnen, Golem, Topiaj, Shpata etj., të gjithë emrat me të cilët ata dokumentohen apo përmenden), gjenealogjinë dhe nxjerr edhe përfundimet përkatëse, ndërsa në pjesën e dytë sjell një panoramë të zotërimeve të Aranitëve dhe të Aranitisë në vitin 1467.