Arbënia (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazeta Arbënia ishte një gazetë e përjavshme, e botuar për herë të parë më 1929,[1] dhe drejtohej nga gazetari Nebil Çika.[2]

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E krijuar më 1929,[1] gazeta ishte shumë kritike me eksponentët e administratës së vjetër të trashëguar nga Perandoria Osmane, të cilët vazhdonin të qeverisnin Shqipërinë, dhe i konsideronte si analfabetë e “anadollakë” në kuptimin pezhorativ. Gazeta i sulmonte që kishin futur frymën e korrupsionit galopant dhe stanjacionit intelektual, duke e katandisur makinën shtetërore, sipas fjalëve të Mehmet Konicës në gazetën “Arbënia” të datës 8 maj 1930 “...në një makinë të bërë me vegla të ndryshme, të shtrembra dhe këtu-atje ndonjë vegël e re”.[3]

Gazeta u ndalua nga ministri i brendshem i asaj kohe, Musa Juka, për shkrime antiqeveritare.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Blendi Fevziu (1996). Histori e shtypit shqiptar 1848-1996. Brezi 22. fq. 108. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hamit Boriçi (1997). --Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997). Enti Botues Poligrafik "Gjergj Fishta". fq. 100–101. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kociko, Alqi (25 prill 2016). "Ministri që ngriti armët kundër Zogut!" (në anglisht). Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2017. Marrë më 10 shtator 2017.
  4. ^ Great Britain and the East. Vëll. 36. 1946. fq. 7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)