Asllan Pushka
Asllan Pushka ( lindi më 15 shkurt 1943 Pejë ) profesor doktor i gjeografisë, shqiptar nga Kosova.
Në Pejë kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet e gjeografisë i filloi në vitin 1963/1964 dhe i përfundoi në qershor të vitit 1967 me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet pas diplomimit i vazhdoi në të njëjtin vit në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe natyrore të Zagrebit, magjistroi në vitin 1970, kurse disertacionin e mbrojti në të njëjtin fakultet në vitin 1975.
Në Fakultetin Filozofik, dega e gjeografisë u pranua në vitin 1968 në cilësinë e asistentit dhe më 1 shkurt 1969, filloi punën i rregullt. Në vitin 1971 zgjidhet ligjërues, kurse në vitin 1977 docent. Pas pesë viteve zgjidhet profesor inordinar dhe në vitin 1987 profesor ordinar.
Në periudha të shkurta disa herë ishte në specializim në Gjermani (1972,1978,1987/88). Ka mbajtur ligjërata ndër tjera në institutet të gjeografisë të qendrave evropiane si në : Bon, Hajdelberg, Tiranë, Sofje, Roskide (Danimarkë ), Zagreb, Lubjanë etj. Mori pjesë aktive në shumë simpoziume, seminare, kongrese, konferenca e tryeza profesionale, shkencore e publike.
Me punë shkencore e hulumtuese filloi të merret që nga koha e përgatitjes së punimit të magjistraturës dhe qëndrimit në Bon, kur filloi t'i zotoj metodat kuantitative në gjeografi. Botoi disa tekste shkollore të gjeografisë për tri nivelet shkollore, monografi, studime dhe mbi 120 punime profesionale e shkencore të cilat u botuan në Prishtinë, në Tiranë,në Shkup, në Sarajevë, në Beograd, në Zagreb, në Lubjanë dhe në Varshavë.
Ka punuar në disa projekte shkencore, ka udhëhequr degën e gjeografisë dy mandate, Shoqatën e gjeografëve të Kosovës dhe Lidhjen e Shoqatave të gjeografëve të ish Jugosllavisë.
Që kur u hapen studimet pas diplomuese 1995/96 në departamentin e Gjeografisë në Prishtinë, në udhë heqjen e tij magjistruan tre kandidat dhe tre doktor shkencash.
[redakto] Bibliografia
Librat:
• Industrijske kulture na Kosovu, studim gjeografik, Prishtinë, 1978.
• Gjeografia për klassen e VI të shkollës fillore , Prishtinë, ribotuar 10 herë:
• Gjeografia për shkolla të mesme , Prishrinë , 1979,(bashkëautor) ribotuar 3 herë:
• Gjeografia e Kosovës për klasën e VIII, Prishtinë , 1994( bashkautor):
• Metodat kuantitative në gjeografi, Prishtinë , 1981, ribotuar në vititn 1985 - tekst universitar:
• Kosova dhe vazhdimsia etnike shqiptare, atllas historiko-gjeografik, Prishtinë, 1997:
• Ecuria dhe shtrirja hapsinore e populllsisë shqiptare në Kosovë dhe ë trojet tjera etnike n ë ish-Jugosllavi, Instituti ekonomik, Prishtinë 1997:
• Trends of Albanian population extension in Kosova and its other ethnic land in the former Yugoslavia, Institut of economics, prishtina, 1998:
• Gjeografia shoqërore për shkollat e mesme , klasa e dytë, Prishtinë. 1999, ribouar më 2001:
• Gjeografia agrare, libër universitar, Prishtinë, 2000:
• Albania, Zagreb, Shkolska knjiga, 1978;
• Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë, 2000;
• Aspekte gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë, Prishtinë, 2000