Astronomy Outreach of Kosovo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Astronomy Outreach of Kosovo është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e dedikuar kërkimit shkencor, informimit publik dhe avokimit politik për projekte që lidhen me astronominë, shkencën planetare dhe eksplorimin e hapësirës në Kosovë. [1] Qëllimi i organizatës është zhvillimi dhe ndërtimi i observatorit dhe planetariumit të parë në Kosovë. [2]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizata është themeluar në vitin 2015 nga Pranvera Hyseni. Hyseni ka një diplomë BA në gjeografi nga Universiteti i Prishtinës dhe është student i Shkencave Planetare në Universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz. Hyseni u interesua për astronomi që në moshë të re dhe themeloi organizatën për të nxitur interesin tek të rinjtë në Kosovë. [3] Astronomy Outreach of Kosovo ka punuar me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë për sjelljen e ligjëruesve në shkollat publike anembanë vendit. [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Park, Ryan S. "45687 Pranverahyseni". NASA.gov. Marrë më 26 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Graziano, Nancy (5 nëntor 2020). "Weekly Space Hangout: November 4, 2020 – Pranvera Hyseni, Astronomy Outreach of Kosovo". Universe Today. Marrë më 26 janar 2021. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Graziano, Nancy (5 nëntor 2020). "Weekly Space Hangout: November 4, 2020 – Pranvera Hyseni, Astronomy Outreach of Kosovo". Universe Today. Marrë më 26 janar 2021. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Saker, Anne (5 maj 2018). "One woman's drive to rebuild her nation — through the stars". USA Today. Cincinnati Enquirer. Marrë më 26 janar 2021. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]