Babë Dudë Karbunara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jorgji Karbunara
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë

Emri: Jorgji
Mbiemri: Karbunara
Lindi më: 1842
Vendlindja: Berat
Vdiq më: 1917
Vdiq në: Berat

Babë Dudë Karbunara (1842 - 1917) ishte mësues shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Babë Dudë Karbunara lindi në Berat më 1842. Ai njihej ndryshe me emrin Jorgji Karbunara por me të marrë titullin Babë nga bashkëqytetarët e përdorte dhe kur nënshkruante.

Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. Studimet e larta për kohën, i përfundoi në Itali, për italisht. Në dekadën e dytë të shek. XX, iu përkushtua hapjes së shkollave shqipe dhe mësimit të shqipes. Nga 1906 apo 1907, tek Hani i Xheblatit, Babë Dudë Karbunara me ndonjë tjetër u mësonin alfabetin shqip fëmijëve e të rriturve. Që në ditën kur u shpall Kushtetuta Turke më 1908, patriotët beratas hapën një shkollë shqipe. Shkolla qe hapur në katin e fundit të një dyqani 3-katësh të Muharrem Libohovës (Rulit), shkollë të cilën e drejtonte me entuziazëm Babë Duda. Shkollë që e frekuentonin 45-55 nxënës[1]. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu, u zgjodh antar i Pleqsisë. Pati përplasje me mercenarët e Esat Toptanit, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. I përbuzur dhe i përndjekur nga kundërshtarët dhe i përgëzuar nga populli për veprimtarinë e tij si shqiptar, vdiq në Berat më 1917.

[redakto] Burimet

  1. ^ Gazeta Mësuesi Dt.7.01.09 fq.9
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera