Bajram Pollozhani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bajram Pollozhani (1950, Morovishti, Strugë) është një avokat i shquar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të vendit nga viti 2003 deri në vitin 2007. [1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bajram Pollozhani u lind më 16 korrik 1950 në fshatin Moroishtë të Strugës, atëherë në Republikën Popullore Federative të Jugosllavisë. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vitin 1969 në Moroishtë. Në vitin 1974 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe deri në vitin 1990 punoi si studiues, këshilltar dhe asistent i sekretarit (ministri), nënsekretar në departamentet për legjislacion. Në vitin 1984 ai dha provimin e gjyqtarit. Në vitin 1986 ka mbrojtur temën e magjistraturës në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2002 ka mbrojtur edhe disertacionin e doktoraturës në shkencat kushtetuese dhe juridike. Në vitet 1991-1996 ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitet 1998 - 2001 ishte zëvendësministër i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, e më pas këshilltar republikan në ministri, nënkryetar i Këshillit qeveritar për kriptombrojtje dhe anëtar i Këshillit juridik të Qeverisë. Është anëtar i shumë komisioneve për përgatitjen e ligjeve në qeveri. [1]

Nga marsi 2002 deri më 30 maj 2003 ishte profesor i asociuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. [1]

Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë u zgjodh më 31 maj 2003 dhe gjyqtar kushtetues qëndroi deri në vitin 2007. [1] [2]

Publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Institucionet ndërkombëtare dhe procedurat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut" - Doracak, OSBE - KLC, Prishtinë, 2001
  • "Krijimi i së drejtës dhe roli i teknikës juridike - aspektet krahasuese", LOGOS-A, Shkup, 2003. OCLC 61241337
  • "E drejta administrative: Aspekte krahasuese", 2010, OCLC 703626242

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d "Бајрам Положани" (në maqedonisht). Уставен суд на Северна Македонија. Marrë më 12 prill 2021.
  2. ^ "B. POLLOZHANI: NË GJYKATAT E SHKUPIT KA PAK GJYQTARË SHQIPTARË". Radio Evropa e Lirë. 2008-02-20. Marrë më 2024-03-19.