Baki Ymeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Baki Ymeri.jpg

Baki Ymeri - Poet, përkthyes, eseist dhe publicist shqiptar.

Baki Ymeri u lind në Shipkovicë (1 gusht 1949), nga babai shqiptar Ajvaz Voka ish-veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, dhe nga një nënë rumune Ajshe (Aurelia) Ymeri, që e përvetësoi gjuhën shqipe. Baki Ymeri kreu Gjuhën dhe Letërsinë shqipe në kuadrin e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi shqiptarët, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë. Gjatë aktiviteteve të tij në shërbim të lirisë dhe të paqes në Kosovë e në rajon, ai akuzohet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit, me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Akuza e procesit të montuar politik ishte: "bashkëpunim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë socialiste jugosllave".

1971-1990 : bashkëpunon me shtypin shqiptar të Kosovës dhe Maqedonisë ; përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Jep kontribute publicistike, edhe për letërsitë e popujve tjerë të Ballkanit. 1990-2003: Paralelisht me mbrojtjen e provimeve të doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, afirmon dhe mbron me guxim publicistik, çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, në shtypin rumun dhe atë shqiptar. Merr pjesë aktive në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është veprimtar i dalluar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, iniciator për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, redaktor dhe sekretar i redaksisë së revistës Shqiptari në Bukuresht, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. Është autor i tetë librave origjinalë e të përkthyer (poezi dhe monografi mbi diasporën shqiptare), njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i mbi dy mijë artikujve të botuar, zbulues i dokumenteve origjinale të shoqërisë “Drita”, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan : “Njeriu i Vitit 2001”.

Profil i shkurtër për Baki Ymerin Shumë shqiptarë në kohëra të ndryshme kanë pasur rastin të vizitojnë Bukureshtin e bukur. Ata gjithmonë kanë gjetur atje mikpritjen e përzemërt nga rumunët bujarë, gjë që flet për një miqësi të vjetër ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë. Por, përveç mikpritjes së vendit, çdo vizitor shqiptar ka gjetur në atë vend edhe mikpritjen e vëllezërve tanë, të cilët jetojnë në atë vend prej më shumë se një shekulli, si emigrantë. Emigrantë ndër të cilët janë integruar edhe emigrantët më të rinj që kanë shkuar në atë vend mbas luftës së dytë botërore e në vazhdim. Emigrantët shqiptarë në Rumani e kryesisht te vendosur në qendrën më të madhe institucionele e kulturore të vendit, në Bukuresht, kohë mbas kohe kanë vepruar në shërbim të çështjes shqiptare, duke krijuar në Bukuresht një ndër vatrat më të zjarrta të aktiviteteve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Baki Ymeri për çështjen e Kosovës ka punuar dhe punon edhe sot e kësaj ditë. Atë traditë të bukur qe e krijuan Rilindasit tanë, të cilët vepruan në Bukuresht për rilindjen e kombit shqiptar si dhe për paqen e mirëkuptimin e vendeve të Ballkanit, e ruajnë edhe sot bashkatdhetarët tanë që jetojnë si emigrantë në Rumani, kryesisht në Bukuresht. Shqiptarët e Bukureshtit veprojnë të organizuar në gjirin e disa shoqatave, sidomos për kultivimin e gjuhës shqipe dhe freskimin e vlerave tona kulturore shqiptare. Një ndër më e njohura nga ato shoqata është : Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, me qendër në Bukuresht, e cila është drejtuar disa dekada nga Xhelku Maksuti, një historian, studiues dhe shkrimtar i njohur me prejardhje rumuno-shqiptare. Baki Ymeri - Librezë e të persekutuarit politik, por dhe një ndër më të dalluarit në ato veprimtari atdhetare shqiptare, në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe tek emigrantët shqiptarë në atë vend, është dhe Bakiu. Ai është i njohur si krijues, poet, publicist, përkthyes,shkrimtar,gazetar dhe eseist. Ai është autor i shumë krijimeve e librave të botuara në gjuhën shqipe dhe atë rumune, si dhe në gjuhë të tjera. Në angazhimet e tij të gjithanshme, emrin e tij e hasim edhe si një ndër krijuesit e brezit të ri shqiptar, brez të cilit i ra si detyrë e kohës që të ballafaqohet me ngjarjet tragjike që e tronditën Ballkanin si pasojë e qëllimeve të errëta të shovinizmit serbo-sllav, që tentonte të shfarosë popullin shqiptar në Ballkan, kryesisht kosovarët, me qëllim për t'ua marrë trojet etnike. Në atë kohë të vështirë, Baki Ymeri mban qëndrime të rrepta kundër dhunës, duke bërë thirrje përmes fjalës së tij krijuese, gazetareske, publicistike, për paqe e vëllazërim, për drejtësi, liri dhe pavarësi, sidomos për çlirimin e shqiptarëve të shtypur nga kolonializmi pansllavist serb. Baki Ymeri ka përkthyer librin Lumina Dardaniei - Drita e Dardanisë.

Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar. Merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbështet dhe bashkëpunon me emigracionin shqiptar kudo në botë. Bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në vendlindje dhe jashtë, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, të gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht. Bakiu, Xhelku Maksuti, Avni Spahiu dhe Kristia Maksuti Nëpër vite ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra e dhjetëra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedone dhe sllovene, si dhe disa vëllime që u përkasin poetëve që pasojnë:

Nikita Stënesku (Ekspozitë e të palindurve, Prishtinë, 1986);

Angjel Dumbrëveanu (Kënga e mullibardhës, Shkup, 1986) ;

Sllavko Almëzhan (Xhuxhmaxhuxhët harruan të rriten, Prishtinë, 1989) ;

Marin Sorescu (Eja të ta them një fjalë, Prishtinë, 1990),

Halil Haxhosaj (Umbra cuvintelor/Hija e ëndrrave), Bukuresht, 2004),

Karolina Ilika (Duke dashur në fshehtësi, Pogradec, 2004),

Sali Bashota (Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit, Bukuresht, 2004),

Ibrahim Kadriu, N-a ramas timp pentru sarbatori (S'mbet kohë për kremte), Bukuresht, 2005).

Bibliografi lirike: "Kaltrina" (botuar ne shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994) ;

Dardania (botim bilingv, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë 2001) ;

Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisë (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004):

Drumul Iadului spre Rai (Rruga e Ferrit për në Parajsë), Bukuresht, 2005.

Për poezinë e tij kanë shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topçiu, Radu Voinesku, Xhelku Maksuti etj.

Baki Ymeri është ko-autor i disa monografive mbi shqiptarët e Rumanisë, njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, i vlerësuar me lavdërimin e "Mirënjohjes" ne disa raste. I vlerësuar nga Instituti biografik Amerikan në listën e vlerësimeve të atij instituti për vitin 2001, si: Njeriu i vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezul. Duke e mbyllur kete profil për Baki Ymerin, po theksojmë se Bakiu ka bërë vazhdimisht përpjekje që me punën e tij si krijues dhe si një aktivist atdhetar shqiptare në Rumani, të japë kontributin e tij në krijimtarinë letrare shqiptare si dhe të kontribuojë edhe në çështjen shqiptare në Ballkan, punë e cila i bashkëngjitet veprimtarisë atdhetare të mijëra krijuesve të tjerë, dhe intelektualëve shqiptare nga Kosova, Shqipëria si dhe emigracioni shqiptar, për të sjellë një paqe stabile në Ballkan, duke punuar për realizimin dhe harmonizimin e kulturave të vendeve të Ballkanit drejt një mirëkuptimi e paqe të perjteshme. Bakiu i bashkohet me krijimet e tij edhe një libri te ri mjaft modest që po krijojmë sëbashku me disa autorë shqiptarë, poetë e prozatorë që gjenden në emigracion.

Lidhje e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]