Bambuja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bambu

Bambuja është shfaqur 30-40 milionë vjet më parë. Në Evropë nuk ka bambu të egër, por fosile bambuje janë zbuluar në Lion të Francës. Gjithsesi, më të shtrira gjeografikisht, bambutë janë në Azi dhe në Amerikën e Jugut. Bambutë nuk janë, as pemë as shkurre, por bimë. Ato janë shumë të ndryshe në pamje të jashtme dhe rriten shumë shpejt: mund të rriten edhe një metër brenda 24 orëve, në kushte të favorshme. Gjethet e tyre janë të gjelbra gjithë vitin. Bambuja është shumë rezistente dhe kjo e bën të përshtatshme si lëndë ndërtimi. Kjo bimë ka cilësitë përshtatje të jashtëzakonshme me mjedisin, dhe rritet në shumë ekosisteme të ndryshme nëpër botë. Bambuja është përdorur në gradaçelat më të larta të botës, si International Finance Centre dhe Central Plaza në Hong-Kong, në Jin Mao Tower në Shangai etj. Bambuja është ushqimi kryesor i Pandës gjigande.

Bambuja prodhon më tepër oksigjen dhe thith më shumë dioksid karboni sesa pemët dhe luan rol në shëndetin e ekosistemit.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pemët e mëdha të bambusë përdoren për të ndërtuar shtëpi apo ura, si edhe anije, gardhe, mobilie dhe letër. Në vendet e varfra, bambuja shërben si material ndërtimi i lirë. Bambuja ka veti kimike dhe mekanike të rralla. Ajo është e pranishme edhe në forma shkrepëseje, kruajtëse dhëmbësh, si letër, si medikament ose laps. Përdorimi i saj është mijëvjeçar, por industrializimi i saj është aplikuar në shekullin e XX-të. Produkti i bambusë u përhap shumë në tregjet ndërkombëtare në vitet ’90-të. Përdoret shumë edhe në fabrikimin e instrumenteve muzikorë, antikë dhe modernë.

Aspekti kulturor[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Bamboo
Wiki WikiFjalori: Bambuja – harta gjeografike dhe historike

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]