Banja e Pejës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Banja e Pejës është vend në perëndim të Dukagjinit, në komunën e Burimit. Gjendet 80 km larg Prishtinës dhe 12 km larg Pejës, rrëzë masivit malor të Alpeve Shqiptare. Në afërsi rrjedh lumi Drini i Bardhë dhe lumi i Burimit. Lartësia mbidetare e Banjës së Pejës është 560 m.

Banjën e Pejës dhe ujin e saj mineral e kanë shfrytëzuar romakët e vjetër, turqit dhe shfrytëzohet edhe sot.

Temperatura e ujit mineral i cili buron në këtë vend është 11-47°C.

Banja e Pejës ka në dispozicion 3 hotele momentalisht në pronësi shoqërore të cilave do u definohet statusi në të ardhmen e shkurtër. Popullsia e këtij vendi nuk është në numër shumë të lartë pasi që ky është vend i formuar nga banorë të vendeve të ndryshme, p.sh. kryesisht nga Komuna dhe Regjioni i Pejës.

Banja e Pejës posedon kanalizim, ujësjellës, PTK, kopsht të fëmijëve, shkollë fillore, dyqane, restauronte, parqe, etj. Që i jep edhe imazhin e një qytetëse solide.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete