Banka Qendrore e Republikës së Turqisë

Coordinates: 39°56′21″N 32°51′08″E / 39.939167°N 32.852222°E / 39.939167; 32.852222
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Banka Qendrore e Republikës së Turqisë
Türkiye Cumhuriyet Merkez Bankası
Zyra qendroreAnkara, Turqi
Koordinatat39°56′21″N 32°51′08″E / 39.939167°N 32.852222°E / 39.939167; 32.852222
Themeluar1930
PronaPronë e përzier
GuvernatorMurat Uysal
Bankë qendrore eTurqisë
ValutaLira turke
TRY (ISO 4217)
Rezervat$65.1 miliardë në rezerva FX

$34.7 miliardë në rezerva të arit

(20 mars 2020)
Paraprirë ngaBanka Osmane
Faqja zyrtarewww.tcmb.gov.tr

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, BQRT (turqisht: Türkiye Cumhuriyet Merkez Bankası, TCMB) është banka qendrore e Turqisë. Përgjegjësitë e saj përfshijnë zhvillimin e politikës monetare dhe të kursit të këmbimit, administrimin e rezervave ndërkombëtare të Turqisë, si dhe shtypjen dhe lëshimin e kartëmonedhave, dhe krijimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e sistemeve të pagesave në vend.[1] BQRT është ngarkuar me ligj që të arrijë dhe ruajë çmimin dhe stabilitetin financiar në Turqi, dhe ka një mandat të përdorë, sipas gjykimit të vet, cilindo instrument të politikës në dispozicion për të arritur këto objektiva. Prandaj, ajo ka një pavarësi të instrumenteve, por jo edhe të synimeve. Që nga viti 2006, BQRT ndjek një regjim të plotë të synimit të inflacionit.

Selia e TCMB, Ankara

Administrata[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guvernatori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guvernatori emërohet për një mandat prej katër vjetësh me një dekret të Presidentit të Turqisë. Guvernatori mund të riemërohet pas skadimit të këtij afati.

Ndërtesa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reverse e kartëmonedhës prej 20,000 lira turke (1988-1997) që paraqet selinë kryesore të Bankës Qendrore të Turqisë në Ankara.

Ish Ndërtesa e Zyrës Qendrore të bankës ishte përshkruar në anën e pasme të kartëmonedhës turke 50 kuruş të 1944-1947 dhe të kartëmonedhave 2½ lira të 1952-1966. Ndërtesa e re e Zyrës Qendrore u përshkrua në anën e pasme të kartëmonedhave 20,000 lira të viteve 1988-1997.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Duties and Responsibilities", CBRT. Archived on 17 March 2020 at the Wayback Machine.