Barbara Popović

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Barbara Popovic (lindur në 16 gusht 2000[1]) .Eshtë këngëtare adoleshente maqedone e cila prezanton shtetin e saj në Junior Eurovision Song Contest 2013 .

Barbara Popovic

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barbara Popovic është lindur në 16 gusht 2000 në Shkup Republika e Maqedonisë. Në kohën kur performoi në Junior ESC 2013 ,por tashmë një artiste me përvoj dhe famë. Ajo u theksua veçanërisht për pjesëmarrjen e saj në festivalin muzikor të fëmijëve të Maqedonisë Super Zvezda ("Super Star"). Ajo shfaqi në festival për herë të parë në moshën gjashtë vjeçe, dhe vazhdoi çdo vit derisa ishte u bë dhjetë vjec. Ka bashkëpunime me shumë emra te njohur te muzikës maqedone. Ka mësuar te luaj ne piano qe ne moshë gjashtë vjeçare në shkollën e muzikës.

Junior Eurovision Song Contest 2013[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2013 Macedonian Radio Television (MRT) vendosi të kthehet në Junior ESC pas 2 vitesh.Barbara Popovic ishte zgjedhur nga një organizat e MRT në një audicion të mbrendshëm. Kënga e përzgjedhur për në JESC 2013 quhej "Ohrid dhe Muzika".E shkruar nga ana e vet Barbara Popovic,kompozitor Kire Kostov dhe Ognem Nedelkovski ndihmoi në shkruarjen e tekstit.Kënga ishte e inspiruar nga një udhëtim në qytetin e lashtë të Maqedonis,Ohri.

JESC_2013

Gjatë performancës në skenë ishte e shoqëruar edhe nga kërcimtar profesionist. Në finale Maqedonia u rëndit e fundit nga 12 shtetet në garim me 19 pikë,por edhe pse pas kësaj humbje ajo ishte e cilësuar si një këngëtare tepër e talentuar. Pas kësaj humbje MRT dëshironte të ndalonte pjesmarrjen në JESC. Ljupcho Mirkovski e mbrojti performancën e Barbaras në JESC duke thënë se ajo ishte një këngëtare tepër e mirë dhe e talentuar,por emocionet e skenës ishin të mëdha,sepse nuk është e thjeshtë të përballosh emocionet e skenës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Барбара Попович - Участники - Детское Евровидение 2013 - Первый Национальный канал (në rusisht). Pershyi Natsionalnyi. Marrë më 2013-12-03.