Bashkim Kopliku
Bashkim Kopliku | |
---|---|
Zëvendëskryeministër | |
Në detyrë 13 prill, 1992 – 3 dhjetor, 1994 | |
Paraprirë nga | Abdyl Xhaja, Zyhdi Pepa |
Pasuar nga | Dashamir Shehi |
Ministër i Rendit Publik | |
Në detyrë 13 prill, 1992 – 6 prill, 1993 (më tej u ngarkua me problemet ekonomike) | |
Paraprirë nga | Vladimir Hysi |
Pasuar nga | Agron Musaraj |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 korrik 1943 Shkodër, Mbretëria Shqiptare (1943–44) |
Vdiq më | 22 nëntor 2020 Durrës, Republika e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | inxhinier |
Bashkim Kopliku (Shkodër, 15 korrik 1943 - Durrës, 21 nëntor 2020) inxhinier dhe ish-politikan shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 15 korrik 1943 në Shkodër dhe ndërroi jetë më 21 nëntor të vitit 2020. Më 1962 - 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 - 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 - 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.[1]
Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës, por edhe dënim si punëtor për qëndrime "të gabuara" politike në 1975-76. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme, etj. etj."
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 159. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)