Beqë Cufaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Beqë Cufaj, shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova.

Beqë Cufaj u lind në Deçan me 3 dhjetor 1970. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Deçan kurse ka mbaruar studimet për Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Më pas ai vazhdon të jetojë dhe punojë si shkrimtar e publicist në Gjermani.

Cufaj ka botuar në gjuhën shqipe librat :

  • "Balada Budallaqe", poezi, Shtëpia Botuese, Rilindja, 1994
  • "205", tregime, Dukagjini, 1996
  • "Kosova", ese dhe reportazhe nga Lufta e Kosovës botuar në gjermanishte nga Zsolnay Verlag, Vjenë- Munih, 2000
  • Shkëlqimi i Huaj, Roman, 2003, Shtëpia Botuese Dukagjini,
  • "Der Glanz der Fremde", Roman botuar në gjermanisht nga Zsolnay Verlag, Vjenë Munih, 2005

Është një nga autorët më të përkthyer dhe botuar në gjuhët e huaja. Esetë dhe tregimet e tij janë botuar në gjuhë të ndryshme dhe antologji evropiane, si në gjermanishte, frëngjishte, anglishte, italishte, holandishte, kroatishte, serbishte, hungarishte etj. Shkruan kolumne të rregullta për gazetat KOHA Ditore, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Neue Zürcher Zeitung etj.

Cufaj jeton në Gjermani dhe në Kosovë.