Bernardo Bertolucci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bernardo Bertolucci

Bernardo Bertolucci u lind më 16 Mars 1941Parma të Italisë në regjionin e quajtur Emilia-Romagna. Bertolucci është një nga regjizorët, skenografët dhe producentët kinematografik më të famshëm në Itali e gjetkë.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishte djali i dytë i Atilo Bertoluçit i cili ishte poet dhe historian i çmuar i artit dhe filmit. I rritur në një rreth të tillë intelektual Bertoluçi filloi të shkruante në moshën 15 vjeçare, kuse së shpejti fiton edhe disa shpërblime për librin e tij të parë.Në karierë i ndihmoi edhe popullariteti i babait.Babi i tij i kishte ndihmuar regjisorit Pjer Paolo Pasolinit që ta botonte romanin e parë, kusre ky i fundit ia kishte kthyer me të mirë duke ia angazhuar djalin si ndihmës të vetin në Romë në filminAcatone/1961/,por potencialin e Betroluçit e kishin hetuar edhe të tjerët si Serxho Leone i cili e kishte lutur që ta shkruante një rrëfim për filmin e tijNa ishte njëherë në perëndimin e egër, të cilin e kishte refuzuar duke thënë se ishte shumë kompleks për shijen e publikut amerikan.Bertoluçi i ka dy vëllezër:producentin filmor Xhovani i lindur më 1940 dhe regjisorin teatror Xhuzepe i lindur më 1947. Bashkëshortja e tij e parë ishte Adriana Asti, ylli i njërit nga filmat e tij të parë, Prima della rivoluzione 1978, kurse më vonë martohet me Clare Peploe, skenariste britanike e cila më vonë e ka bërë regjinë e disa filmave.

Në fillim ai donte të bëhej poet si babai, prandaj e ndoqi Fakultetin e artit modern në Universitetin e Romës prej vitit 1958 deri më 1961.Atëherë filloi edhe kariera e tij, siç u përmend më parë, si ndihmës i regjisorit Pazolini.Së shpejti i ndërpret studimet dhe mbetet pa diplomuar..Në vitin 1962.,në moshën 21 vjeçare e bën regjinë e filmit të tij të parë La commare secca (1962.). i cili flet për hulumtimin misterioz të vrasjes së një prostitute.. Bertolucci e kishte shfrytëzuar fleshbekun për ta krijuar mozaikun për ta zbuluar personin i cili e ka bërë vrasjen. Në vitet shtatëdhjeta kinematrografia italiane kishte një ngadalësim të madh për shkak të krizës globale filmore me ç'rast ishte e detyruar të bënte koproduksione me kompanitë franceze, suedeze, amerikane dhe gjermane.Konsiderohet se atëherë ishte pika kryesore kur kinematografia italiane varej nga ajo botërore.

Vetëm Bertoluçi ishte përjashtim i cili realizoi filmin e tij antologjik Tangoja e fundit në Paris me kolosin Marlon Brando dhe aktoren e re Maria Shnajder,i cili u bë shembull se si filmat italian mund të fitonin më tepër me angazhimin e aktorëve të huaj në filmat e tyre, me ç'rast në atë film luante vetëm një aktor italian Massimo Girotti. Shekulli i njëzet i Bertoluçit 1976, me Bert Llankasterin, Robert De Niron dhe Gérard Depardieu shënoi pikën kulminante nga e cila varej industria filmore italiane e cila dezintegrohej, edhepse filmi bënte fjalë për gjysmën e parë të historisë italiane të shekullit 20.Me filmin Konformisti (1970.)e kritikonte ideologjinë fashiste, duke prekur lidhjet midis ideologjisë së nacionales dhe nacionalizmit, kurse me Shekullin njëzet analizonte ndryshimet midis të djathtes dhe të majtes.Filmi epik Mbreti i fundit kinez 1978 ishte njëra ndër veprat e tij më monumentale për të cilin mori lejen të xhironte në qytetin e ndaluar në Pekin./që ishte diçka pa presedan deri atëherë.

Shumë kritikë filmorë konsiderojnë se filmat e tij karakterizohen nga seksi dhe politika.Në filmin Tangoja e fndit në Paris hulumton seksin në mënyrë shumë çuditëse dhe defektioze.

FilmiKonformistiështë i bazuar në temat politike, më saktësisht në fashizëm si një ideologji çmendurake mes konformizmit dhe idealit .Adhuruesit e tij hetojnë ngjashmëri midis personazheve të filmave, sidomos në dy prej tyreBukuria tërheqëse/1960/dheËndërrimtarët/1996/.Për shembëll dy protagonistet kryesore në dy filmat/Liv Tejllor dhe Eva Grin/ kanë ten të shëndritshëm në fytyrë, janë të holla në trup dhe i kanë sytë e kaltër.Në të dy filmat Bertoluçi flet përforcën e dashurisë, duke i shfrytëzuara fjalitë e njejta në të dy filmat dy herë..

Bertoluçi në vitin 1987. e realizoi filmin epokalMbreti fundit kinez, një rrëfim biografik për mbretin e fundit kinez në të cilin rolet kryesore e interpretuna aktorët e njohur : John Lone, Joan Chen, Peter O'Toole,etj.Skenarin e shkruan: Mark People dhe Bertolucci.Filmi paraqet kalimin e epokës së feudalizmit në sistemin e derisotëm komunist, duke e përshkruar periudhën e revolucionit kinez.

Filmi i ka fituar 8 çmime Oskar – si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi, muzika dhe skenari i adaptuar.

Siç u tha edhe më lart,filmiMbreti i fundit kinez ishte filmi i parë për të cilin Republika Popullore e Kinës e kishte dhënë lejën për të xhiruar në qytetin e ndaluar. Ishte filmi i parë perëndimor i xhiruar në Kinë dhe i pari që u krjua me mbështetjen e qeverisë kineze që nga viti 1949.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]