Jump to content

Beteja e Kikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beteja në maje të Kokësnë dritën e dokumenteve të kohës ishte e parë më 29 qershor 1944, u zhvillua në mes forcave serbo çetnike, sipas Limon Staneci [1] Me artikullin Një shpartallim i ri i çetave komuniste n'anë të Gjilanit" të datës 9 korrik 1944 konstatohej: Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja i dejun me ideologjina të ndryshme komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: Pansllaviste).

Prapë, Limon Staneci me datën 28 qershor 1944, në një numër aproksimativisht 400-500 vetash sulmoi tokat shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quejtun "Kika", mbasi në afërsinën e katundeve Cfircë e Tugjevc nuk kishte muejtë. Forcat tona te përbame prej ushtrisë të rregulltë dhe fuqisë kreshnike, të komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luftën. Gjatë luftës që vazhdoi 12 orë dhe betejës me datë 29.6.1944 grupet -komuniste, Nacional-shoveniste-pansllaviste, u shpartalluen me humbje për ta... Kjo ndeshje me bandat komuniste, që lumnisht përfundoi me fitimin t'onë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betue me ketë rast se do të ndjekin gjurmën e dëshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga mati, Anëtar i Komitetit Komunal të Lidhjes II të Prizrenit, Bajram Poliçka e tjerve, që ranë viktimë në ket betejë për lirinë dhe kurr nuk kanë me lanë qi kamba.e anmikut të shkeli tokat t'ana te bekueme...”,[2] Limon Staneci shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar

Lufta e Velegllavës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • LUFTA NË VELEGLLAVË ( 28 qershor 1944, DHE NË KIKË MË 26 korrik 1944)

Sulmi i parë i forcave çetnike nga Divizioni i 22-të serb te UNÇJ-se, ne drejtim te Gollakut filloj me 28 qershor 1944 kur një grup 500-600 vetash të mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci sulmuan ne drejtim te Kikës e Velegllavës me të vetmin qëllim për të depërtuar në drejtim te Gjilanit, por ata hasën në qëndresë të ashpër të Mbrojtjes Kombëtare e Tokave të Liruara-Zona italiane sipas ndrajes sipas okupimit Gjermane, Italiane dhe Bullgare me 16 qershor 1941 në Vjenë të Austrisë te cilat kishin moral të pathyeshem meqë ishin në pozicione më të forta në mbrojtjen e trojeve të tyre etnike. Sipas disa te dhenave nga raporti i frontit nga Limon Staneci forcat armike të brigadës së 13-të të divizionit 22 serb pësuan humbje katastrofale, kishin 200 të vrarë, 131 të zënë robër në mesin e të cilëve edhe 5 femra. Edhe forcat vullnetare paten humbje, kishin 17 të vrarë, nga te cilet 2 oficerë dhe shumë të plagosur por, kjo fitore rriti moralin e guximin tek forcat vullnetare që i dilnin në mbrojtje kufirit. Po ashtu, sipas Liman Stanecit, korrespondent i gazetes „Lidhja e dytë e Prizrenit“ 'Nga vija e frontit ne anen e armikut pati 143 te vrare, 209 te plagosur dhe nje vajze e zene rob, kurse ne anen shqiptare kishte 3 ushtarë dhe 31 vullneratë te vrare, ne mesin e te vrareve ishte edhe njeri nder komandantet e vullnetareve Islam-Lam Shahiqi.[3] Të zënët robë u trajtuan në mënyrë humane dhe në perputhje me ligjet e luftës, nga të kapurit si robër lufte u pushkatua Ymer Fejza-Molla nga Svirca pasi qe si shqiptar së bashku me serbët kishte sulmuar tokat shqiptare si dhe u pushkatua edhe nje serb i cili me parë paska vrare Bajram Ahmetin nga Poliçka. Dhe, sikurse për Beteja maja e Kikës edhe për Luftën e Velegllavës28 qershorit 1944,...Limon Staneci sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944. Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar. Në rajonin e Gjilanit në mbarim të '44-tës vepronin çetat e Shyt Marefcit, Shaban Smires, Lote Vakes, Hetë Kokës (udhëheqës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit), Hasan Kabashit - Vitia, Hasan Remnikut, Hajriz Kajollit, Ajet Kosovices, Ali Stanecit, kapiten Bajrush Xhaklit, Hoxhe Lipovica; Hajdar Tygjecit, Hysen Terpeza, Mulla Idriz Gjilanit[4] etj. (Tair Zamit - sekretarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, nga libri i tij)

Citate-Burime:|Limon Staneci­raportoi nga fronti i Gjilanit për fitoret e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës më 1944, në fletoren Lidhja e Prizrenit. Me artikullin “Një shpartallim i ri i çetave komuniste n’anë të Gjilanit” të datës 9korrik 1944 konstatohej: “Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja i dejun me ideologjina të ndryshme (komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: Pansllaviste)” prapë, Limon Staneci me datën 28 qershor 1944, në një numër aproksimativisht 400­500 vetash sulmoi tokat shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quejtun “Kika”, mbasi në afërsinën e katundeve Sfircë e Tugjevc nuk kishte muejtë. Forcat tona te përbame prej ushtrisë të rregulltë dhe fuqisë kreshnike, të komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luftën. Gjatë luftës që vazhdoi 12 orë dhe betejës me datë 29.6.1944 grupet komuniste, Nacional shoveniste pansllaviste, u shpartalluen me humbje për ta… Kjo ndeshje me bandat komuniste, që lumnisht përfundoi me fitimin t’onë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betue me ketë rast se do të ndjekin gjurmën e dëshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga mati, Anëtar i Komitetit të Lidhjes II të Prizrenit, Bajram Poliçka e tjerve, që ranë viktimë në ket betejë për lirinë dhe kurr nuk kanë me lanë qi kamba e anmikut të shkeli tokat t’ana te bekueme…” “Dhe, sikurse për Luftën e Velegllavës të 28 qershorit 1944"",[5]
  • Nje dite para sulmit te dyte kolonel Fuad Xh. Dibra, komandant i regjimentit IV dhe njeherit i emeruar komandant suprem i mbrojtjes se kufirit te Kosoves Lindore, duke qene ne dijeni rreth pergaditjeve te UNÇJ-së dhe per sulmin e shpejte, gjate fjalimit te mbajtur para vullnetareve ne Velegllavë, terhoqi verejtje per syqeltesine para armiqeve.
Gjate nates mes 25 dhe 26 korrikut , forcat partizano-çetnike te divisioneve 21, 24 e 25 serb te UNÇJ-se sulmuan me peforcime te reja ushtarake me reth 3.000-3.500 ushtaresh me nje front te gjere prej 20 km, me nje koncentrim me te madh ne drejtim te Hogoshtit ku edhe kishin arritur te depertonin ne disa drejtime.(Po aty), Sulmi i pare i forcave partizano-çetnike nga Divizioni i 22-të serb te UNÇJ-se, ne drejtim te Kosovës lindore filloj me 28 qershor 1944 kur nje grup 500-600 vetash te mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci sulmuan ne drejtim te Kikës e Velegllavës me te vetmin qellim per te depertuar ne drejtim te Gjilanit, por ata hasen ne qendrese te ashper te Mbrojtjes Kombtare te cilat kishin moral te pathyeshem meqe ishin ne mbrojtje te trojeve te tyre etnike. Sipas disa te dhenave forcat armike te brigades se 13-te te divizionit 22 serb pësuan humbje katastrofale, kishin 200 te vrarë, 131 te zene rober ne mesin e te cileve edhe 5 femra. Edhe forcat vullnetare paten humbje, kishin 17 te vrarë, nga te cilet 2 oficerë dhe shume te plagosur por kjo fitore rriti moralin e guximin tek forcat vullnetare qe I dilnin ne mbrojtje kufirit. Te zenet robë u trajtuan ne menyre humane dhe ne perputhje me ligjet e luftes, nga te zenet rober u pushkatua Ymer Fejza-Molla nga Svirca pasi qe si shqiptar se bashku me serbet kishte sulmuar tokat shqiptare si dhe u pushkatua edhe nje serb i cili me pare paska vrare Bajram Ahmetin nga Poliçka. Pas fitores ne Luften e Velegllaves, nuk kishte vend per vetknaqesi dhe u shtua vigjilenca sepse ishin te vetedijshem se do te priten sulme nga forcat partizano-çetnike andaj Komanda Ushtarake e kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombtare te nenprefektures se Gjilanit forcimit te vijes se kufirit dhe rekrutimit te luftetareve te rinjë i kushtuan nje rendesi te veçantë. Në këte drejtim pos Komandes Ushtarake ishin angazhuar edhe shume krerë si Molla Haki Efendiu i cili kishte respektin ne popull e i cili shpesh ne vije te kufirit i shoqeruar nga Mulla Idriz Gjilani, Mulla Mehmeti, Haqif Tetova, Lot Vakun, Osmon Agë Biçkun e te tjere te cilet per qellim kishin rritjen e moralit te luftetareve te tyre , përpunonin strategjine e mbrojtjes se kufirit , per fjalen e Haki Efendiut dhane deshmitë e tyre disa pjesmarres te betejave e te cilet ende i kan te fresketa kujtimet dhe fjalet e Molla Haki Efendiut.
Ne kete lufte e cila njihet si Beteja e Kikës, vija e frontit shtrihej nga Llapardinca, Lluqani afer Bujanocit e deri ne Velegllavë ne te cilen veç vullnetareve mori pjese edhe ushtria e rregullt shqiptare me Komandantin Fuad Xhafer Dibra ne krye dhe oficere te shumte si kapiten Shefqet Bylykbashi nga Drenica i cili kishte pozicionin me altilerine e tij ne Gjyrishec, majori Sahit Basha nga Peja, toger Gjon Martini, kapiten Nazim Sejda-Budrika e shume oficerë të tjerë, si edhe Hetë Koka[6] . Kjo lufte ishte shume me e ashper se e para nje muaji, por edhe ky tentim i forcave partizano-çetnike deshtoi sepse kishin hasur ne qendresen e forte dhe shume te vendosur te forcave vullnetare te perforcuara nga viset tjera te Kosoves te organizuara nga Komiteti i Rinisë per Mbrojtjen e Kosovës që vepronte në kuader të Lidhja e Dytë e Prizrenit.
Në vijim të përmendi vetëm epopetë më të lavdishme të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore të vitit 1944: Lufta e Velegllavës e datës 28 qershor, Beteja e Kikës më 26 dhe 27 korrik, Lufta e Preshevës më 11 dhe 12 shtator, dhe Lufta e Bajramit për Bujanocin, më 18 dhe 19 shtator. Këto Epope u fituan si rezultat i aktivitetit propagandistik, luftarak e komandues të Mulla Idris Gjilanit, i cili në prag të Festës së Bajramit të Madh e kishte lëshuar thirrjen e pashkelshme për popullsinë: Mulla Idriz Gjilani.[7]
  1. |e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941­-45 nga Nijazi Ramadani[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. |Kumtesë nga Konferenca shkencoreLugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare në ishJugosllavi në fund të Luftës së Dytë Botërore|autorit Nijazi Ramadani
  1. ^ Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit- i cili raportoi nga fronti i Gjilanit për fitoret e 'Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës më 1944, në fletoren Lidhja e Prizrenit gazeta Lidhja e Prizrenit
  2. ^ sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944, Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve" "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilani
  3. ^ Dëshmitë nga Zahir Krasniqi (1919) nga Meshina ,Hamdi Vokshi (1919), Dardanë,Fehmi Morina (1925), Topanicë-Dardanë, Mulla Qmil Rashiti (1923) Llashtica, Xhemail Kastrati nga Hogoshti, Sadik Behluli, Gjyrisheci
  4. ^ Idriz Gjilani fjalimi për festen e Bajramit[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ Sipas sekretarit të Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci, i cili raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944, për organin e Lidhja e Prizrenit, Prizren.Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve” “Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar”
  6. ^ Hetë Koka ishte një nga udhëheqësit e forcave shqiptare nënprefektura e Gjilanit, përgjegjës për zonën kufitare rreth lumit Morava, në zonën e Lluqanit, ku plagosët vëllai i tij, Idriz Rashiti, i cili vdesë gjatë tërheqjes në Mireshi dhe varroset në Gjilan, ku jetonte me familjen e tij, dëshimi nga aktgjykimi rreth rastit të likudimit të grupit të Bujana..., në Livoç të Ultë me 35 vjetë burg të vujatura në Burgun e Nishit, ku vdes në rrethana misterioze së bashku me të vëllain Muharremin, pasi që kishte marrë një paket ushqime nga dikush pa adres, se kinse kishte ardhur nga familja e tij, por familja kurrë nuk i dërgonte me postë, dhe rregullisht vizitohej nga vajza e Muharremit, se e kishte bijë të vetme dhe qëndronin mire ekonomikisht, deklaron Ismajli Idriz Rashiti , i cili si fëmijë e kishte shoqëruar shpesh Remzijen vajzen e xhaxhait të tij (Muharremit) dhe mësuesin Mustafë(djalin e vogël të Hetës)
  7. ^ Dëshmitë nga Zahir Krasniqi (1919) nga Meshina Hamdi Vokshi (1919), nga Dardana, Fehmi Morina (1925), Topanica-Dardanë, Mulla Qamil Rashiti (1923) Llashtica, Xhemail Kastrati nga Hogoshti, Sadik Behluli, Gjyrisheci etj