Tygjeci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Kosovo.svg Fshatra në Kosovë
Tygjeci.JPG
Emri: Tygjeci
Komuna: Komuna e Dardanës
Popullsia: -
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Tygjeci është fshat në komunën e Dardanës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tygjeci me emrin Togezeuzi, përmendet në vitin 1436 në librin e borxhlinjve të tregtarit Mikel Llukari. [1] Si vendbanim me emrin Tugjefc është i regjistruar në defterin e Kazasë së Novobërdës të vitit 1498 dhe kishte 12 kryefamiljarë, të veja dhe bashtina. [2] Sipas defterit kadastral të Sanxhakut të Vushtrisë të vitit 1566-74, lokaliteti me emrin Turugjofc ishte i pabanuar. [3].

Në Tygjec, gjatë viteve 1877/78 u vendosën familjet muhaxhire: Rafuna, Siarina, Cvirca, Krivaça, Shillova, Boroci, Klaiqi, Lipovica, Poroshtica,Llapashtica, Vrapca etj.

Tygjeci, në vitin 1912 e 1944 ka qenë qendër për mbrojtjen e Kosovës.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tygjeci është larg qendrës komunale, në veri-lindje, 16 km. Lagjet e Tygjecit janë: Kosumi, Kurti, Ismajli, Pireva dhe Rogalitë (tash Buzuku).

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Aktualisht ka 35 shtëpi me afro 140 banorë. Ka shkollën e plotë fillore "Nuhi Berisha" me rreth 120 nxënës, të Tygjecit, por edhe të fshatrave për rreth, ambulancën, xhaminë dhe dy shitore private. Është qendër e lokalitetit.

Në vitin 1950 Tygjeci kishte 180 shtëpi, por për shkak të kushteve të vështria ekonomike banorët u shpëngulën në Dardanë, ish Kamenicë, në Gjilan, Prishinë dhe thuaja në të gjitha qendrat komunale të Kosovës, në Shkup e Kumanovë të Maqedonisë. Ka shumë banorë që jetojnë edhe në Turqi e Shqipëri.

me intereson te cilit vit jane keto te dhena

Manifestime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Deri në vitin 1960 në Tygjec janë tubuar banorët e rrethinës për të kremtuar Ditën e Shëngjergjit (6.maj)
  • Prej vitit 2001, të dielen e fundit të muajit qershor mbahet "Takimi i vendlindjës"

Personalitete[redakto | redakto tekstin burimor]

[Behlul Klaiqi]
[Arif Ajet Kosumi] 


Tygjeci, fshat i Malësisë së Gallapit të Dardanës në Kosovë, pati fat që pas ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit, të mbetët fshat në territorin shqiptar e të jetë në afërsi të kufirit me Serbinë dhe të jetë fqiu i parë i Sfircës, fshatit të ndarë përgjysmë. Pikërisht nga kjo, Tygjeci u bë edhe një vend strategjik, si për perandorinë otomane ashtu edhe për ate serbe, ndaj pushteti otoman duke ndier se do të tërhiqet nga disa vende të pushtuara, ajo disa vite para Kongresit të Berlinit ngriti në kodrinën më të lartë të Tygjeciti (1030 metra lartësi mbidetare), Kullën, një lloj objekti logjistik ku vendosëshin rojet e kufirit, municioni dhe ushqimet për ta, pastaj ishin edhe zyret e udhëheqjes së tyre. Kjo kullë u ngrit me gurët që u bartën nga fshati Boroc, pas 1878 në territor të Serbisë, e deri atëherë ishte vendbanim shqiptar i Gallapit. Banorët e Tygjecit, ndonëse në zonë kufitare, shfrytëzoheshin me të madhe nga perandoria otomane. Ata nuk kishin mundësi t’u iknin tatimeve të ndryshme, sepse çdo herë ishin në kontakt me nëpunësit otoman, ishin të sulmuar tinzisht nga forcat e mëshefta paramilitare serbe-çetnikët, që ishin formuar me qëllim që banorët në territorin shqiptar të perandorisë otomane në kufi me Serbinë ta shqetsonin. Në këto rrethana, në vitin 1858 apo 1859 lindi në Tygjec, Arifi, djali i Ajet Kosumit. Kjo datë është përcaktuar në bazë të fjalëve të nipit të tij Halil Salih Kosumi, tash me vendbanim në Ajvali të Prishtinës, i cili na tha se kur është vra në luftën e Kapisë në Sfircë, me 1912, gjyshi ka qenë 54 apo 55 vjeçar. Arifi, deri sa u rrit në moshën 18 vjeçare qëndroi në Tygjec. Aty merrej me punët e bagëtisë dhe punë tjera fushore, por edhe mësonte të hoxha i fshatit. Sipas rrëfimeve të bashkëmoshatëve të tij dallohej bukur shumë nga shokët e vet, sepse mësonte mirë predikimet e hoxhës, por edhe merrej me krijime të ndryshme nga druri. Më së shumti e mundonte rrugëtimi i gjatë deri në Medvegjë apo Gjilan për të blerë gjësende të nevojshme për nevoja shtëpiake, e atëherë më së shumti nevoitej “gazi” vajguri për ndriqim dhe kripa, por edhe ndonji shkrepsë për të ndezur zjarrin, edhepse për këtë punë, më shumë, përdorej “unuri” një lloj hekuri, i cili kur përplasej me gur-gac (strall) lëshonte xixa, xixë kjo që e ndezte eshkën dhe me te ndizej zjarri. Në vitin 1876 Arifin shkon ushtar në ushtrinë otomane. Në këtë ushtri ai qëndroi 9 vite. Gjatë qëndrimit në ushtrinë otomane ai udhëtoi në shumë vende, së pari në Bullgari, Edirne e pastaj në vendet e Lindjes së mesme deri në vendet arabe. Gjatë kësaj kohe ai u avancua bukur mirë në hierarkinë ushtarake, duke arritur deri në gradën e një udhëheqësi të artit ushtarak të rangut të mesëm. Pas kryerjes së ushtrisë, Arifi kthehet në vendlindje-Tygjec, në vitin 1885. Pas kthimit të tij nga shërbimi ushtarak, ai së pari angazhohet për të ngritur një objekt tregtar për nevojat e fshatit, por kuptohet edhe për të mirën e familjes së tij. Kështu ai ngriti një objekt afër familjes së tij të ngushtë. Objekti ishte dy katëshe, përkatësisht kishte katin përdhes, të cilin e bëri objekt tregtar dhe një depo ndërsa në kat kishte dhoma me një korridor të vogël. Këto dhoma shpesh herë përdorëshin edhe për fjetje të udhtarëve të ndryshëm që në këto anë i zente nata, andaj edhe fshatarët e kësaj ane filluan edhe ta quajnë Han, pra, një lloj vendfjetjeje, apo siç i themi sot, motel. Pasi e ndërtoi shitoren dhe Hanin, Arifi udhëtonte në Shkup, Tiranë, Shkodër e madje edhe në Selanik për të sjellur mall. Për shitjen e mallit angazhoi vëllaun e tij Salihun. Në këtë kohë Arifi martohet dhe kështu edhe krijon familjen e tij të ngushtë. Ai nga kjo martesë pati katër djem: Hysenin, Salihun, Mustafën dhe Kadriun. Gjatë kësaj kohe, Arifi heton se familja e tij, por edhe banorët e Tygjecit dhe të kësaj ane, më së vështiri e kanë me bluarjen e drithit, gjatë periudhës së dimrit kur ngriheshin lumenjt dhe gjatë verës kur shterreshin të njejtit nga thatësia e madhe. Andaj ai bluante në kokë se si të zgjidhte këtë problem. Në ndërkohë rrjedhat historike bënë që situata politike të ndryshon, andaj falë ndikimit të fuqive të mëdha që ishin në atë kohë, mundësuan që fuqia otomane të fillon dobësimin, por vihej në pyetje edhe situata në katër vilajetet ku kishte shqiptarë të bie në interesa të shteteve të tjera. Kështu, grekët përgatiteshin për një luftë kundër perandorisë otomane, andaj rrezikohej që vilajeti i Janinës të coptohej e të bëhet grek, andaj edhe ushtria otomane përgatitej për luftën e Thesalisë. Kjo luftë ndër shqiptarë njihej si lufta e Gjilitit, andaj edhe Arifi si epror rezervë që ishte u përgatit për pjesëmarrje në këtë luftë. Me mobilizimin e redifëve (rezervisteve) të kësaj ane, Arifi mori me vete edhe Salihun, vëllaun e tij dhe shumë banorë të kësaj ane. Me te shkuan edhe Hajrizi i Ramës i familjës së gjërë të tij nga Tygjeci, Hyseni i Shillovëve të Gmicës e shumë të tjerë. Me të arritur në front, Arifi merr rolin e një udhëheqësi të një reparti ushtarak, por edhe kupton se ushtria otomane duhet të tërhiqet nga lufta, por këtë nuk e lejon karakteri dhe dëshira për të mbajtur kompakt ende vilajetin e Janinës. Këtë edhe më tepër e entuziazmon pjesëmarrja e shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës në krye me Isa Boletinin, andaj Arifi këtu edhe thyen disa rregulla ushtarake. Në momentin kur eprori ushtarak otoman jep urdhër për tërheqje, Arifi rrëmbën borazanin, nga ushtari i ngarkuar me te, dhe në vend të urdhërit për dorëheqje ai jep urdhër për sulm të furishëm. Sipas Kadriut të gjatë (Morina) nga Kopërnica, i cili kishte qenë ushtarë bri Kadriut, eprorët otoman u hidhëruar dhe vendosën që pas përfundimit të luftës Arifin ta pushkatojnë. Mirëpo, ky urdhër i tij bëri që lufta të fitohet dhe grekët të tërhiqen të mundur. Kjo luftë zgjati 30 ditë (5.4-5.5.1897), dhe mëqe u fitua, sulltan Abdylhamiti të gjithë ushtarët i dekoroi me medalje të argjendt, edhepse nën trusnin e fuqive të mëdha rezultatet e luftës nuk u gëzuan, sepse perandoria otomane u tërhoq nga kjo fitore. Mirëpo, fitorja e arritur, falë urdhërit të Arif Ajet Kosumit, ai nuk u pushkatua, por iu dha një e drejtë që të kontrolon të gjithë të vrarët në këtë luftë për të gjetur kufomën e vëllait të tij, Salihut. Edhepse Arifi dhe Kadriu nga Kopërnica kontrolluan 400 të vrarë, trupi i vëllait të tij nuk u gjet. Me të përfunduar lufta, rezervistët u kthyen nëpër shtëpia ndërsa Arifi nuk u kthye me ta. Ai nga këtu udhëtoi për Selanik e Stamboll, ku bleu paisjet për një mulli të kombinuar me erë dhe me fuqi tërheqëse. Ate me tren e solli deri në Bujanoc, ndërsa prej aty me qerre e barti deri në Tygjec. Edhepse solli këto paime, ai duke u ballafaquar me probleme të tjera jetësore nuk arriti që më të gjallë të tij t’a konstruktoi këtë mulli, si bazën e parë të industrisë ushqimore në këto anë. Aktiviteti në vazhdim i Arif Kosumit ishte në furnizimin e shitores së tij me artikuj që nuk gjendeshin këndej, madje edhe me material tekstili. Në kohën kur perandoria otomane përpelitej nga trusnit e ndryshme nga jashtë dhe koalicionet e brendshme, Arifi në kodrinën te Kulla, e naltësisë mbidetare 1030 metra, mbolli 6 fidane qershi. Pas rrënimit të kullës, me 1912, këto qershi kanë qenë pika orientimi për shumë veta që kanë patur qëllim fshatin Tygjec, sepse kjo kodrinë e zhveshur me grumbullin e qershive dallohej nga larg, madje edhe nga kodrinat përrreth Gjilanit. Tërheqja graduale e forcave otomane nga Kosova, e më këtë edhe nga fshatrat e Gallapit të Dardanës, zgjuan tek popullata ndjenja kombëtare të cilat tashmë mundën ato fetare. Andaj në këto anë filluan edhe aksione të ndryshme për të larguar pushtetarët otoman. Në këtë kohë edhe shteti fqinj Serbia filloi agjitacionet për të përfituar krerët shqiptar për interesa të veta. Ata bazoheshin në fjalët e shefit të gjeneralshtabit Austrohungarez Bek, i cili kishte konstatuar se: ”çelësi strategjik i Balkanit është Kosova e jo Stambolli, dhe kush siguron dominimin në këtë territor ai nga aspekti ushtarako-politik do të dominon në Ballkan”. Në këtë kotekst organizohen aksione të ndryshme, qëllimet e të cilave kanë opcione të ndryshme. Kështu autoritetet serbe vazhdimit dërgonin armë konsulates serbe në Shkup, të cilët armatosnin njësitë çetnike në Vilajetin e Kosovës, por ua ndanin edhe krerëve shqiptarë, ndërsa shqiptarët formonin njësi për të përzënë forcat otomane, por edhe për t’iu përballë sulmeve të njësive otomane. Kështu nëpër malet e Marecit shiheshin shpesh këto njësi, ndërsa në vet Gjilanin është shtënë me armë në patrollat e xhandarmërisë otomane. Me të kthyer nga Shkupi, të Brahimit të Zenamit kryeplak në Tygjec, i cili së bashku me shumë banor të tjerë të kësaj ane kishin qenë në radhet e vullnetarëve për çlirimit të selisë së Vilajetit të Kosovës në gusht të vitit 1912, banorët e kësaj ane mësuen për përgatijet serbe për të sulmuar territoret e tyre. Në Kullë të Tygjecit, municion nuk kishte fare, pos një pjese të ushqimit që kishte mbetur për telegrafistin dhe familjen e tij, ndërsa për kullën kujdesej vetëm Ismajli i Ramës. Banorët e kësaj ane filluan të përgatiten. Disa armë i kishin, por municioni ishte i paktë. Disa ditë para sulmit të serbëve në këtë anë, një çetnik serb i veshur në rroba të qytetarit të rendomt e i përcjellur nga një shqiptar i Sfircës së mbrenshme (që ishte në territorin serb) në Tygjec, por edhe në fshatrat tjara sjellë një proklamat të lëshuar nga komandanti i Armatës së tretë serbe Bozhidar Jankoviç. Proklamata ishte e shkruar ne alfabetin çirilik, por fjalët i kishte shqip të titulluar: "T Tona Fiseve n`Shqipni, or vllazni", në të cilën i ftonte shqiptarët që të mos i bëjnë rezistencë ushtrisë serbe, sepse ajo kishte ardhur si "mike e shqiptarëve" për "të përzënë ushtrinë turke nga Ballkani"! Në fund të proklamatës porositen shqiptarët, që nëse do të shtinin në ushtrinë serbe "pushk kemi me qit n qato, qi qetë në ne, elle na lasht Zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kthen pushk n, e qato qi na pret vllaznisht, kemi me perqaf vllaznisht, sikur vllau vllaun, se po vim m nji dor: Bes’ n e Zotit, dretën e njerzin, e në qetrën po bajim arm e zjarm...". Me të kuptuar përmbajtjen e kësaj proklamate, Arif Ajet Kosumi, i tërbuar u shpreh: “Asnji ska me kapërcue kufirin deri sa të jem une gjallë, e përmbi trupin tim të vdekur mund të hyjnë”! Ai menjëherë angazhoi njerëz për të ftuar vullnetarë nga Tygjeci dhe fshatrat fqinj për të mbrojtur kufirin. Shqiptarëve të Sfircës, pjesës që graviton në anën serbe u qoi fjalë që të mos merrnin pjesë në armatën serbe, por gjithqysh t’i njoftojnë kur repartet t’i afrohen Kapisë. Në thirrjen e Arifit, në Tygjec u mblodhen mbi 70 burra të armatosur nga Tygjeci, Sfirca, Zajçeci, Gmica e fshatra të tjerë dhe aty të gjithë lidhen Besën se të gjallë nuk do të lejojnë kalimin e Serbëve ne territorin e tyre. Të gjithë këtyre burrave tallkinin, për së gjalli, ua këndoi mulla Misim Doda nga Sfirca, që ishte imam i xhamisë në Tygjec prej vitit 1906. Të gjithë këta burra u nisën drejt kufirit dhe qëndruan te Kapija. Kur u erdhi lajmi nga shqiptarët e Sfircës se ushtria serbe është nise nga Siarina për të dalë te kufiri, ata vranë dy ushtar serb që ishin në karaoll (vrojtore) në kufi dhe hynë dikund 700-800 metra thellë në territorin e Sfircës së mbrendshme (Serbi) dhe zunë pozicionet. Këtë e bënë me qëllim që t’a befasojnë ushtrinë serbe e t’u sjellin humbje më të mëdha, sepse e dinin që municion nuk kanë shumë. Me të paraqitur të ushtrisë serbe në një lendinë të rreshtuar në marshim, me urdhin e Arifit fillon qitja drejt tyre. Në ushtrinë serbe u krijua tollovi nga habia, sepse ata kishin menduar se duhet ende kohë e rrugë për të dalur në kufi. Por, edhe në radhet e tyre fillon zënia e pozicioneve, por pa komandë të duhur, andaj nga rreshti u nxorën rreth 260 veta. Pas kësaj tollovie Arifi komandon që të mos çitet pa e parë cakun mirë, andaj nga ana e mbrotjësve të kufirin bie intenziteti i qitjeve, ndërsa ushtria serbe fillon me çitje të rrebeshme. do tentim për ta kapërcuer lendinën nga pozitata serbe ndëshkohej me vrasje. Në ndërkohë me zhvillimin e luftimeve, ushtria serbe zgjëroi pozicionet dhe doli edhe në krah të mbrojtësve shqiptar dhe kështu një plumb nga anash e qëlloi edhe Arifin. Me vrasjen e Arifit, mbrojtësi tjerë, ata që nuk ishin vrarë apo ishin plagosur u tërhoqën. Mulla Rama i Sfircës, thonë më zorrë në duer shkoi deri te luadhet e Dodajve, ku vdiq, dhe në at vend edhe sot i gjendet varri. Arifin e kanë varrosur, nja 10 metra afër vendit ku është vrarë, antarët e familjes së Qazimit të Xhelës të Sfircës, të cilët kanë thënë se ai në pushkë e kishte pasë vetëm edhe një plumb. Thuhet se ai është i varrosur në një varr së bashku me mulla Misinin apo me Maliq Kurtin. Kjo luftë zgjati vetëm tri orë. Pasi u thye kufiri, forcat serbe dolën ne vendin e quajtur Novak, dhe prej aty me top gjuan Tygjecin dhe rrafshuan kullën. Popullsia iku nga këtu dhe arriti deri në Koretin, ku u dolën përpara forcat serbe, çetnikët e organizuar më heret në territorin e Vilajetit të Kosovës, dhe i ktheyn. Kur u kthyen nëpër shtëpi, ato nuk ishin shkatërruar, por ishin plaçkitur dhe çdo gjë e vlefshme ishte marrë. Forcat tjera për mbrojtjen e kufirit thonë se kanë qenë të pozicionuara prej Sfirces e deri në Shurqel afër Lisockës, forca me të cilat ka udhëheq Idriz Seferi.


Literarura: 1.Fazli Hajrizi: Mbrojtja e trojeve shqiptare nga shovinistët fqinj, 2.Dr.Milazim Krasniqi: Lufta e armatosur shqiptare për Kosovën ka filluar në vitin 1912 3.Bogumil Hrabak: Orijentacija kosovskih i debarskih albanaca u prvim mesecima 1912 godine 4.Bislim.B. Pireva: Dhuna njëqindvjeçare serbe I (Tygjec,Sfircë, Zajçec dhe Gmicë), Prishtinë 2010 5. Xhemush Biçku:”Xhamitë e Dardanës” 6. Sheradin Berisha: Kosova midis çlirimit nga Turqia dhe pushtimit nga Serbia, Janar-Nëntor 1912, 7.Branisllav Millosavleviq:”Prvi na Kosovu” Beograd 1930 8. Prvi Balkanski rat-Fejton në gazetën Veçernje novosti, Tetor 2012 9. Deklaratë e Shaban Mahmut Rama (1926) dhënë autorit 10. Deklaratë e Halil Salih Kosumit (1933) dhënë autorit 11.Ukshin Zajmi: Në mbrojtjen e Kosovës u vranë më tepër se 25 mijë shqiptarë, Zëri, 13.XII.2008 faqe 31.

[HAJDAR BAJRAM KURTI-KRASNIQI]

HAJDAR BAJRAM KURTI-KRASNIQI (1920-1945)* LUFTËTAR I SHQUAR I REZISTENCËS NË KOSOVËN LINDORE Nga Mr. Bislim B. Pireva Një nga lagjet e Tygjecit është edhe La-gja e Kurtajve-Krasniqi. Qysh nga tetori i vitit 1912 e deri në qershor të vitit 1999, gjatë 87 vi -teve të okupimit të Kosovës nga Serbia janë vrarë 80 banorë të Tygjecit dhe 100 të Sfircës, kurse nga Lagja e Kurtajve janë vrarë 18 ba-norë. Ndonëse Kongresi i Berlinit më 1878 i tu -miri kërkesat e Serbisë, kurse Sfirca qe ndarë përgjysmë , madje ishte hapur edhe vendkalimi, që edhe tash ekzistom mikrotoponimi Te Kapia e Sfircës. Çështja e kufirit në vijën nga Sfirca dhe deri në Tullar më 1885 është nxjerrë edhe në Kuvendin e Serbisë, nga shkaku kinse sipas deputetëve edhe përkundër angazhimeve dhe shpenzimeve që bënte shteti për raujtjën e kufi-rit nuk kishte arritur të pengojë asnjë plaçkitje dhe asnjë vrasje, nga sikurse që thuhej arnautët e egër1. Se atë kufi shqiptarët nuk e kanë njo-hur kurrë, e dëshmon edhe oficeri i lartë i xhan-darmërisë serbe Aleksa Bogosavleviq2, i cili 15 vite kishte shërbyer në vijën kufitare Merdar-Kapi e Sfircës. Ai ndër të tjera shkruan se më shumë serbë janë vrarë në kufi me shqiptarët pas lufte se sa gjatë luftës serbo-turke të viteve 1876-78. Në shtator të vitit 1912 Serbia fashiste e sulmoi Kosovën. Shqiptarët tubohen për ta mbrojtur kufirin që nga Hogoshi e Tygjeci. Në Sfircë te Çuka e Novakut e deri te Tepja e Sfir-cës ishin tubuar më shumë mbi njëmijë luftë-tarë3. Sipas dr. Liman Rushitit Brigada e Mora-vës ishte pozicionuar në kodrat e Tupallës, kurse Merçezi i Tygjecit ishte sulmuar me top nga Llogori i Markut në Siarinë4, mirëpo sipas disa të të dhënave Mërçezi është sulmuar nga Karolli i Keq që ndodhet mu pranë kufirit në Lagjën Majmulloci të Starabajës, e banuar me kolonistë të ardhuar nga Qaplina, pas dëbimit të shqiptarëve më 1878. Merçezin e kishte godi -tur xhylja e tretë. Në xhaminë e Tygjecit ki-shim lidhur besën 70 burra dhe nisen drejt Ka-pisë së Sfircës, të cilëve u kanë prirë imami i xhamisë së Tygjecit mulla Misin Doda, Arif Ajet Kosumi, Maliq Mustafë Kurti, Ahmet Se-lim Kurti i cili ka qenë gjyshi i Hajdar Bajram Kurtit. Në mbrojtje të kufirit nga Tygjeci janë vrarë 25 luftëtarë, kurse 30 nga Sfirca luftëtarë. Nga lagja e Kurtajve janë vrarë: Maliq Mustafë Kurti, Bafti Brahim Kurti, Hasan Brahim Kurti, Alush Aziz Kurti, Miftar Brahim Kurti dhe Bra-him Pajazit Kurti. Më 1913 janë vrarë Deli Zy-mer Kurti dhe Demir Musa Kurti, më 1915 është zhdukur Rexhep Kurti, më 1937 Musë Kadri Kurti, më 1944 Asllan Izlam Kurti dhe Rahim Qazim Siarina, që ishte nga familja mu-haxhere e vendosur në Lagjën e Kurtajve më 1878. Poashtu më 1945 është vrarë Fejzë Bra-him Kurti, më 1945 Hajdar Bajram Kurti, më 1947 Imer Aziz Kurti. Në qershor të vitit 1962 nga Lubjana ku ishte në shërbimin ushtarak është kthyer kufoma Haki Bajram Berishës, poashtu i një familje muhaxhere e vendosur në këtë lagje qysh më 1878. Më 21.4.1999 është masakruar dhe djegur në shtëpi të vet me gjithë bashkëshortin në Zllatar të Prishtinës Shehide Sherif Kurti-Krasniqi, kurse për Hysen Adem Krasniqin, i cili ka qenë punëtor krahu në Beo-grad nga marsi i viti 1999 nuk dihet gjë. VEPRIMTARIA E HAJDAR AHMET KURTIT ME SHOKË Në pranverë të vitit 1942 në Bashkinë e Hajnocit, vullnetarët dhe krerët e rezistencës i organizojnë pritje nënprefektit të Gjilanit Rifat Berishës. Nga ballkoni i ndërtesës së Bashkisë kishte mbajtur fjalim mulla Idriz Hajrullahu- Gjilani. Në atë tubim kanë marrë pjesë Ahmeti me të birin Hajdarin, vëllazërit Ramë e Bajram Demaj dhe Malë Jakup Berisha nga Sfirca, kur-se nga Gmica Hysen Tahir Klaiqi, Hazir e Sa- lih Matoshi dhe Zukë e Osman Balë Leci. Më 2 gushti 1943 mbahet Kuvendi e Nën -prefekturës së Gjilanit. Pas fjalimit që kishte mbajtur, mulla Idrizi niset në drejtim të Golla-kut5. Në atë tubim ishte edhe Hajdari me të atin Bajramin. Ditën e tërheqjes së ushtrisë italiane nga Gjilani më 8 shtator 1943 mulla Idriz Hajru -llahu ndodhej në pozicionet e Tygjecit. Aty kah fundi i shtatorit Nënprefektura e Gjilanit e formon Shtabin e Mbrojtjes Kombëtare të Koso -vës Lindore, komandant i të cilit ishte emruar mulla Idriz Hajrullahu. Gjithashtu emrohen dhe komandantët e njësive vullnetare kufitare. Në Bashkinë e Strezocit komandantë të vullnetarë-ve emrohen Nazmi Sejdi Budriga dhe Mehmet Krileva. Strezoci i përkiste sektorit ushtarak të Prishtinës dhe përfshinte territorin nga Tullari deri në Novak të Tygjecit. Në Bashkinë e Haj-nocit komandantë të vullnetarëve emrohen Baj-ram Ahmet Kurti dhe Sylë Zarbica6, që për-fshinte vijën kufitare nga Novaku i Tygjecit e deri te Shahiqi. Ndonëse Bajrami i ati i Hajda-rit ishte komandant i vulnetarëve nga Novaku deri në Shahiq, Hajdari me grupin e tij ka ma-rrë pjesë në çdo akcion luftarak që është zhvi-lluar që nga Tullari dhe deri në Kikë. Sidomos ishte i pandashëm me kushërinjët Fejzën, Sheri fin dhe Asllanin, me Qazim Rahim Siarinën, si dhe me Ajet Bunjakun-Kosovicën, i cili ishte trim i madh dhe dhëndër i lagjës së Krasniqve, me të cilët mirrte në akcione jo vetëm përreth kufirit, por kudo që paraqiteshin bandat çetnike. Që nga prilli i vitit 1941 gjatë gjithë luftës nuk e ka lëshuar armën nga krahu deri në vdekje. Hajdari bashkë Zymer Bekë Dodën, Mehmet Hetem Dodën, Tahir Hetem Dodën dhe Tahir Mustafë Dodën nga Sfirca, të cilët i kishin shtë -pitë mu buzë kufirit si dhe me Shahin Limanin me të bijtë Limanin-Manushin e Shabanin nga Zajqeci, që poashtu shtëpinë e kishin mu pranë kufirit vazhdimishit ishin në vijën kufitare nga Tullari e deri në Shahiq. Ata shpesh kanë marrë akcione deri edhe në Petrilë të Medvegjës. Para se Serbia më 1912 ta sulmojë Kosovën7 serbë nga rrethi i Kamenicës përmes Rahovicës, Gre-gjenikut dhe Zajqecit kishin kaluar në territorin e Jabllanicës. Pas kapitullimit të ish Mbretërisë së Jugosllavisë, serbomalazezët dhe sidomos kolonistët për shkak të krimeve që kishin bërë ndaj shqiptarëve, po përmes rrugës Rahovicë-Gregjenik-Zajqec kishin ikur dhe ishin vendo-sur përreth kufirit të Kosovës në rrethin e Med-vegjës8, prej nga edhe bënin plane ta sulmuar Kosovën. Ata në grupe të vogla kalonin në te-rritorin e Kosovës. Një nga ata që ua dinte shti-gjet kah kalojnë dhe që ua zinin pritën dhe i vrisnin para se të hynin në Kosovë ishin Halil Sylejmani e Shaban Shahini nga Zajqeci dhe Hajdar Kurti-Krasniqi, të cilët njëharë debili i Bolecit me emrin Radomir Trajkoviq-Rade9 në librin e tij i quan kriminelë dhe dhunuesit më të mëdhënjë të serbëve në atë pjesë të Gollakut. Në Luftën e Kikës më 28.6.1944 Hajdari kishte marrë pjesë bashkë me grupin e vet. Dul Januz Ismajli, tregonte se si luftëtarët shqiptarë kanë bërë kërdi mbi bandat çetnike. Atë ditë Duli kishte marrë një plagë të vogël10, por që kishte arritur të tërhiqet në saje të shkathtësisë së Hajdarit dhe të Faik Talirit. Pas një muaj më 26.7.1947 Hajdari ka marrë pjesë në Luftën e Velegllavës bashkë me kushërinjët Fejzën, She -rifin dhe Asllanin, Bejtë A. Pirevën, vëllazërit Ahmet e Asllan Ramiz Pireva, Ajet Kosovicën, Fetah Bajram Kosumin, Dul Januz Ismajin dhe Hysen Tahir Klaiqin. Është vrarë Fetah Bajram Kosumi, ndërsa është plagosur Ahmet Ramiz Pireva, i cili ka vdekur më 29.7.1944 në spitain e Prishtinës12. Më 24 shtator 1944 në Tullar të Jabllani-cës së Medvegjës formohet Brigada e V-të, si thuhej, prej refugjatëve dhe vullnetarëve të rre-thit të Kopaonikut dhe të Jabllanicës11. Ata nuk ishin refugjatë, por kryeshit kolonistë që kishin bërë krime dhe kishin ikur nga Kosova. Atyre u bashkohen edhe regjimenti i 31 dhe 32 i Ush-trisë së rregullt bullgare13. Me qëllim depërtimi drejt Prishtinës e nisin sulmin në vijën kufitare Hajkobillë-Dabishec-Prapashticë. Sherif Fetiu- Hasku nga Kremenata pjesëmarrës i asaj lufte tregonte se 6 javë kishte qenë në njësitin vull-netar në vijën kufitare dhe se çdo ditë ka pasur të shtëna të armëve nga të dy anët, por tri ditë e tri net pushka nuk është ndalur kurrë. Gjatë asaj kohe tregonte se sa herë që kemi shkuar drejt Zajqecit e Novakut rreth kufirit nuk kemi mbetur pa e takuar Limanin-Manushin e Sha-hinit, Zymerin e Bekës nga Sfirca Hajdarin e Bajramit nga Tygjeci dhe mikun e tij Ali Govo-rin nga Prapashtica, të cilët shpesh i kemi parë duke dalë prej maleve të Vrapcës, prandaj ne edhe dyshonim mos ishin bashkëpunëtorë të serbëve, deri sa Faik Taliri që ishte zëvendës-komandant i xhandarmërisë në Strezoc na pati treguar se kush ishin dhe se Hajdari ishte i biri i komandantit të vullnetarëve Bajram Ahmet Kur -tit dhe se bashkëshortja e tij Shera ishte e bija e Selim Govorit nga Prapashtica dhe mbesë e Faik Talirit, kurse Govorët kanë qenë familje në zë që nga viti 1912. Lufta më e madhe është bërë te Prroni i Fellë në Mutivodë. Prej atyre që kishte njohur Sherifi tregonte se janë vrarë: Hajriz Sejdi Buca nga Strezoci, Hajrullah Tupalla nga Leshtari, Rrustem Hysen Saliqi nga Zajqeci dhe Rexhep Kosumi nga Tygjeci, Adem Simolli e Xhymshit Hasan Rafuna nga Mareci, kurse është plagosur Zejnë Ibrahim Vrapca nga Meshina. Sipas gaze -tës Lidhja e Prizrenit e datës 29.10.1944 lufta ka vazhduar tri ditë dhe tri net, kurse janë vrarë 660 serbë e bullgarë dhe po aq ka pasur të pla-gosur, kurse nga pala shqiptare ka pasur 30 të vrarë dhe disa të plagosur14. Ditën e sulmit të Gjilanit më 23.12.1944 grupi i Tygjecit ka qenë në njësitin e koman-dantit Sylë Zarbica, kurse komandanti Bajram Ahmet Kurti nuk ka qenë ngase ishte i sëmurë, por e ka zëvendësuar i biri Hajdari dhe kanë sul -muar nga drejtimi i Koretishtës, kurse kur bie terri kthehen në Lagjën e muhaxherëve të Kosa -çës. Të nesërmen mulla Idrizi merr vendim që përsëri të kthehen në viset e Gollakut dhe të Ha -shanisë me qëllim të riorganizimit të rezisten-cës në grupe të vogla guerile, kështuqë heret në mengjez nisen në drejtim të Mozgovës dhe kah mesdita arrijnë në Kamenicë, ku takohen me disa anëtarë të Shtabit Drejtues të Rezisten-cës dhe pas një konsultimi të shkurtër mirren vesh që mbledhjen ta vazhdojnë më 26 dhjetor në Shahiq në odën e Hasan Huruglicës. Prej aty nisen në drejtim të Hajnocit dhe kur arrijnë mu te shkolla e Hajnocit ndahen në dy grupe. Një grup i prirë nga Muharrem Salih Fejza e merr shpatit përpjet drejt Jallaçës dhe Kostadincës, kurse grupi tjetër prej 15 vetëve në përcjellje të mulla Idrizit, pak më andej kthejnë lumit të Me -shinës në drejtim të Tygjecit dhe kur arrijnë në Jallaçë në vendin e quajtur Te Kodra e Vo-gël15 mu aty ku këput rruga për në Gmicë drejt Gjyrishecit dhe Shahiqit grupi i mulla Idrizit sulmohet nga nga Brigada e XVII-të serbe me ç`rast është plagosur edhe vetë mulla Idrizi në këmbën e djathtë. Me të dëgjuar krismat e ar-mëve grupi i Muharren Fejzës i kishte sulmuar nga prapa, kështuqë Brigada e XVII-të serbe ishte detyruar të zbrapsej, ndryshe i tërë grupi i mulla Idrizit do të ishte asgjësuar. Sherif Avdu-llah Kurti, Dul Januz Ismajli dhe Sejdi Bajram Kosumi, tregonin se Salih Sinan Korça, Rexhë Salih Leci-Shillova, Bejtë Ali Pireva, Liman Shahin Limani, Fejzë Ibrahim Kurti dhe Hajdar Bajram Kurti luftonin si drangonj. Liman Ymer Isufi nga Gjyrysheci tregonte se trim më të sha-shtrisur në luftë se Hajdar Bajram Kurtin kurrë syri nuk ma ka parë dhe nëse dikush shkruan për ndonjë trim duhet të shkruajë për Hajdarin. Pas zbrapjes së Brigadës së XVII serbe, kur bie terri i parë mulla Idrizi kishte informata se pas tyre ishin nisur forca të mëdha serbe, kështuqë i fton luftetarët dhe ju thotë se më nuk mund të veprojmë në front të hapur, por që të ndaheshin në grupe nga dy-tre vetë, të kthehen në shtëpi dhe të infiltrohen në njësite partizane, në push-tetin lokal e kudo tjetër për ta vazhduar rezisten -cën. Po në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe Muharrem Salih Fejza. Pas asaj porosie mulla Idrizi me përcje-llësit e vet niset për në Shahiq, ku ishte caktuar të mbahej mbledhja, që ishte edhe mbledhja e fundit e Shtabit Drejtues të Rezistencës. Mble-dhja është mbajtur në natën në mes 26 dhe 27 dhjetorit 1944 në odën e Hasan Huruglicës në Shahiq. Në mbledhje ishin shumica anëtarëve të shtabit, si: Sylë Zarbica, Ajet Rainca, Hoxhë Lypovica, Ajet Kosovica, Lam Breznica, Muha -rrem Fejza16. Nga vija kufitare e Novakut kanë marrë pjesë; komandanti i vullnetarëve Bajram Ahmet Kurti me të birin Hajdarin, kushërinjët Fejzë e Sherif Kurti, Sejdi B. Kosumi, Bejtë A. Pireva, Ajet Kosovica, vëllazërit Shaban dhe Liman Shahini nga Zajqeci. Nga Sfirca kanë qe -në vëllazërit Ramë e Bajram Halil Demaj dhe Zymer e Tahir M. Doda. Nga Gmica kanë qenë Hysen T. Klaiqi, Kadri S. Matoshi dhe Brahim H. Leci, Zukë dhe Osman Leci, nga Jallaça-Meshina Lah Siarina. Në atë mbjedhje u ven-dos që të kalohet në ilegalitet, kurse drejtues i Lëvizjes së Rezistencës në Kosovën Lindore të emrohet mulla Idriz Hajrullahu. Në ditën e sulmit të Gjilanit nga Tygjeci janë vrarë: Januz Bajram Musliu, Ramë Salih Kosumi, Mustafë Adem Musliu, Hasan Jashar Kosumi, Asllan Izlam Kurti dhe Ruhan Qazim Siarina. Nga nga Gmica janë vrarë Salih B. Ma -toshi, Tul Beh Rukoci si dhe Hasan H. Leci-Shillova, kurse nga Sfirca janë vrarë Alush-Losh B. Doda dhe Tahir H. Doda. HAJDAR KURTI-KRASNIQI NË ILEGALITET Me të përfunduar të mbledhjes shpërn-dahen. Vetë mulla Idrizi fillimisht strehohet në Tygjec në familjen Januz Hajdar Ismajlit ku qendron deri në prill të vitit 1945 kur shkon në shtëpinë e Sylë Selim Sadikut në Gjyrishec. Edhe të tjerët strehohen kush ku mundej, por në fillimisht kryesisht ishin në lëvizje. Bajram Ahmet Kurti nuk e dimë se çfarë lidhjesh kish-te, por që një kohë të gjatë ishte strehuar në Shkup. Me vete kishte dashur ta mirrte edhe të birin Hajdarin, por nuk kishte pranuar të largo-hej. Bajrami kohë pas kohe ilegalisht kthehej në shtëpi, por nuk kishte mundur që ta bindte Hajdarin për t`u larguar nga Tygjeci. STREHIMORJA E HAJDARIT TE LUGU I LEPRAVE Hajdari kishte ndërtuar një strehimore në një shpat përballë shtëpisë në vendin e quajtur Lugu i Leprave. Për atë strehimore e kanë ditur vetëm ëma Fazilja dhe kushëriri Selim Daut Kurti, të cilët ia sillnin ushqimin dhe që ishin të vetmit në të cilët kishte besim. Hajdari natën kohë pas kohe kthehej në shtëpi. Shtëpia e tij nga e ashtuquajtura Mbrojtje popullore (Naro-dna odbrana) është rrethuar dhe bastisur shumë herë edhe atë zakonisht para mengjezit dhe sa herë që është rrethuar e ëma Fazilja dhe bashk -shortja Shera janë maltretuar për të treguar ku ndodhej Hajdari. Dhomën e fjetjes Hajdari e ki-shte në katin përdhesë. Në dhomë hynte për dritare, kurse për t`i mshehur gjurmët në vend të shkallës e përdorte një zgjedhë të qeve. Në marrëveshje me Hajdarin, Selim Daut Krasniqi në bazë të asaj zgjedhe e dinte se kur Hajdari ndodhej në shtëpi. Kur shkonte dhe e shihte zgjedhën mbështetur për muri te dritarja e kup-tonte se Hajdari ishte në shtëpi. Selimi ishte shërbëtor në komunën të sapoformuar të Ty-gjecit në pranverë të vitit 1945, në kuadër të së cilës hynin Gmica, Sfirca dhe Zajqeci, prandaj edhe ishte në rrjedhen e ngjarjeve, për të cilat e informonte Hajdarin. Shkak kryesor i largimit të Hajdarit nga Tygjeci ishte maltretimi që ju bëhej të emës Faziles dhe bashkëshortes së tij Sherës, kurse shtëpia e tij ndodhej jo më larg se 300 m. ku ishin instaluar organet e pushtetit në Tugjec që ishte bërë komunë. Si gjithmonë edhe atëherë kishte argat ``të dreqit`` dhe shpirtshitur të cilët për grada boshe dhe për interesin personal vep-ronin kundër njerëzve të rezisencës. Serbët e dinin fare mirë se në ato treva ishin strehuar njerëz të rezistencës, por në një anë ua kishin frigën dhe në anën tjetër synonin që duke e forcuar pushtetin t`ua ngushtojnë rre-thin e veprimit, kurse rrethi i informatorëve ish-te gjithnjë e më i madh. Pa dashur t`i zmadhoj gjërat dhe për lavd17, por ka qenë mëse e vër-tetë se mbrenda një territori që mund të arrihej këmbë për një orë janë strehuar dhe kanë vep-ruar disa grupe të rezistencës. Shyt Mareci ka qenë strehuar në Meshinë te Rexhë Sinan Vrap -ca, por dhe te Imer Aziz Kurti. Rexha dhe Ime-ri i kishin shtëpitë në dy bregore përballë njëra tjetrës që në vijë ajrore nuk ishin më larg se 2 km. As 10 minutë larg nga shtëpia e Imerit dhe përballë të shtëpisë së Rexhës ishte shtëpia e Adem Osman Krasniqit, nën shtëpinë e të cilit ishte një strehimore ku kohë pas kohe strehohej Shyti, por edhe Ajet Kosovica, i cili ishte dhën-dër i Krasniqve. Shyti është strehuar edhe te Sa -lih Isuf Pireva, gruan e të cilit i kishte kushë-rirë, sikurse edhe gruan e Imerit. Përballë të shtëpisë së Rexhës as 2 km. larg në vijë ajrore në Kremenatë ishte strehimorja e grupit të Faik Talirit ish zëvendëskomandant i xhandarmërie në Strezoc. Shtëpia e Hajdarit dhe Fejzë Kurtit -Krasniqit nuk ishin më larg se 10-15 minutë nga shtëpia e Imer Aziz Kurtit. Prej aty mu bu-zë kufirit as 4 km larg ishin shtëpitë e grupit të Zymer e Tahir M. Dodës nga Sfirca dhe të Sha-hin Limanit me të bijtë Limanin-Manushin dhe Shabanin. Bejtë Pireva me të birin Ramadanin, të nipin Maharremin, kushërinjët Shefki B. Pi-revën, Qazim A. Pirevën, Islam Rr. Pirevën e Vesel Borocin-Buzokun, ishin pothuaj në lar-gësi të njëjtë me të gjitha grupet. Të gjithë këta luftëtarë janë vrarë, kush më heret, e kush më vonë. Ka shpëtuar Muharrem Ramë Pireva, i cili më vonë ka qenë në burgun e Mitrovicës dhe Shaban Shahin Limani që ishte në mal. Pas akcionit që kishin ndërmarrë përreth kufirit serbomalazezët mu ditën e Pashkve ser-be më 7.1.1945 në brezin kufitar te Novaku dhe sidomos për shkak të torturave që i bëheshin të ëmës Faziles dhe bashkëshores Sherës, Hajdar Bajram Kurti-Kasniqi vendos të largohet nga Tygjeci dhe të strehohej diku tjetër. Atë akcion e kanë udhëhequr Vojisllav e Radomir Kuliqi dhe Radomir Joiqi nga Vrapca dhe Vuka e Leka nga Boroci. Janë vrarë: Islam Rrustem Pireva dhe Muharrem Kadri Lipovica nga Tygjeci, Mehmet Hetem Doda, Salih Aziz Doda, Azllan Rushit Doda dhe Sinan Lim Doda nga Sfirca. Nga Zajqeci janë vrarë Qamile Saliqi (kufoma është gjetur duke e thithur i biri Hyseni për së vdekuri), Hajrë A. Hyseni, Shahin Limani dhe Ruhan Boroci. Është plagosur i biri i Shahinit Limani-Manushi, i cili ka arritur të ikë, mirëpo është vrarë pas një viti. Janë kapur të gjallë Baj -ram Ruhan Boroci dhe Veli S. Veliu, të cilët janë zhdukur pa gjurmë. Mulla Ramizi nga Haj -kobilla që poashtu ishte kindapuar më vonë ka treguar se deri në Leskoc kishte arritur bashkë me ta, por më nuk i kishte parë. Të gjithë ata të vrarët shtëpitë i kishin përreth kufirit. Ademi i biri i Islam Pirevës të vrarë, si fëmij 9 vjeçar kishte qenë strehuar pas një stogu të sanës dhe tregonte se me sy të vet e kishte parë Vojisllav Kuliqin duke e urinuar në gojë Muharren Kadri Lipovicën e vrarë. Dy javë më parë dhe vetëm një ditë pas sulmit të Gjilanit, më 24.12.1944 mu natën e Bajramit të Vogël në Sfircë të Med -vegjës janë kindapuar 33 shqiptarë, i kanë dër-guar në Leskoc dhe kurr më nuk është ditur gjë për fatin e tyre. Thuhet se janë pushkatuar në fshatin Sllamnik afër Lebanës. Është në tradi-tën serbe që krimet t`i bëjnë kur i kanë krem-tat e tyre, por edhe kur shqiptarët kanë kremtat për t`ua bëjmë me gjak. Ashtu kanë vepruar në shumë vendbanime shqiptare edhe në Ditën e Bajramit më 28 mars 1999. Hajdari ishte nip i një familje që nga Byç -meti i Medvegjës ishte vendosur në Ponesh të Gjilanit më 1878. Kurthën për t`u strehuar në terrenin e Medevegjës, se kinse atje nuk do të hetohej ia kishte bërë një sahanlëpirës i lagjës së tij dhe se kush ishte ai Fazilja e ëma e Hajda -rit e ka ditur fare mirë dhe i ka treguar Sherës dhe të bijave të Hajdarit, por që për hirë të pas-ardhësve të tyre nuk duan t`ia thonë emrin. Po ashtu në Jabllhanicë kishte serbë nga rrethina e Kamenicës të cilët kishin shkuar, siç thuhej për t`i luftuar ballistët, të cilëve u printe kryedra-zhisti Periq Gigorije18 nga Strezoci, i cili perso-nalisht e ka njohur Ajet Kosovicën të cilin e ka pasur shumë afër me shtëpi, por edhe Bajramin të atin e Hajdarit që ka qenë komandant i vull-netarëve për komunën e Hajnocit si dhe vetë Hajdarin dhe shumë të tjerë. Në rrethin e Jablla -nicës në Gërbac kanë qenë strehuar dhe Hysen Ibrahim Zhuja dhe Lam Hajdari nga Zhuja, por shpejt janë zbuluar, megjithatë disi kanë arritur të largohen, ndonëse Lami ishte plagosur. Hajdari është vrarë në fund të dhjetorit të vitit 1945 apo në fillim të janarit të vitit 1946 në rrethana të panjohura duke e kaluar lumin e Kapitit. Pasi që familja merr lajmin për vrasjen e Hajdarit, ishte frikë e madhe, por edhe rrezik për të shkuar në Kapit për ta marrë kufomën. Selim Daut Kurti-Krasniqi vendos që të shkojë vetëm. Fazija e ëma e Hajdarit i lutet që ta mirr te edhe atë. Selimi i thotë se do ta mirrte, por me kusht që të mos çante. Në momentin kur duan të nisen Fazli Krasniqi i thotë Selimit se nuk të lë vetëm dhe nisen që të tretë në atë acar dhe borë të madhe mëse 5 orë larg deri në Kapit. Kur arrijnë në Sfircë Medvegjës ndalen te shtëpia e Salih Malushanit që ishte babai i gruas së Muharremit të vëllait të Hajdarit. Sali-hu një burrë trim menjëherë i ngjet qetë e vet në saj dhe niset sëbashku me ta për në Kapit. Kufomën pas gjashtë ditëve që ishte vrarë e gjëjnë të mbuluar fare me pak dhe sa për të mos e ngrën bishat e malit. Pasi kufomën e nxjerrin nga dheu e ngarkojnë saj dhe nisen drejt Tugjecit. Deri te Korolli i Bunarit në Sfir-cë i përcjell edhe Salihu, kurse prej aty deri në Tygjec vazhdojnë rrugën vetëm Selimi, Fazliu e Fazilja-nënë burrreshë, e cila e kishte mbajtur besën e dhënë dhe s`e kishte lëshuar asnjë pikë loti. Kufoma e Hajdarit nuk është varrosur në varrezat Kurtajve, por në varrezat Kosumajve edhe atë natën për të mos u rënë në sy organe-ve të pushtetit. Hajdari përveç bashkëshortes Sherës ka lënë edhe tri vajza jetime; Shefketen 4 vjeçare, Razën 2 vjeçare dhe Nazlien vetëm 6 muajsh. Shefketja është martuar në Krilevë për Mehedin Ahmetin ku edhe jeton, Raza është e martuar në Miradi të Poshtme për Sabit Reçi-cën ku tash jeton, kurse Nazlia është e martuar në Prishtinë për Skënder Ajetin nga Tupalla. Asgjë nuk ka qenë e rastit, por çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe e orkestruar nga rexhimi fashizoid i Beogradit që nga Naçrtanija e Ilija Garashaninit më 1844. Sikurse më 1912 dhe më 1945 edhe në qershorin e vitit 1999 serbët e rrethinës së Kamenicës që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve me gjithë arsenalin e armëve janë tërhequr rrugës Rahovicë-Gregjenik dhe Zajqec, ndërsa përmes maleve të Vrapcës kanë kaluar në territorin e Medvegjës për t`u vendo-sur afër shtëpive të shqiptarëve në fshatrat e Medvegjës që të krijojnë panik për t`u shpër-ngulur, gjë që edhe ka ndodhur, kur para vitit 1999 kanë jetua rreth 6 mijë shqiptarë, kurse në vitin shkollor 1996/97 shqiptarë ishim 43,12% të nxënësve19.

LITERATURA DHE BURIME TË TJERA

  • Kjo lagje që moti, e edhe në ditët e sotme në popull njihet me emrin Lagja e Kurtajve, kurse banorët janë quajtur me mbiemrin Kurti. Me një vendim të KE të Kosovës të vitit 1947 banorët e kësaj lagje e kanë marrë mbiemrin Krasniqi.

1. Dragoljub Trajkoviq: Iz proslosti Leskovca i okoline, Knjiga 25, Leskovac 1977, f.170 2. Aleksa Bogosavljeviq: O Arnautima, Nish 1897, f. 85 3. Dr. Liman Rushiti: Rrethanat politiko-shoqë-rore në Kosovë 1912-1918, Rilindja, Prishtinë 1978, f. 16 4. Poaty, f. 19 5. Dr. Muhamet Pirraku: Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Prishtinë 1995, f. 51 6. Poaty f. 92 dhe 328 7. Radomir Trajkoviq-Rade: Strezovce sa okoli-nom, Vranje 2008, f.339 8. Poaty f. 73 9. Poaty f. 96 dhe 258 10. Mr. Bislim Pireva: Xhemë Osmani-Tupalla, Shoqata e miqësisë, Gjilan 2001, f. 36 11. Dr. Muhamet Pirraku, vepër e cituar, f. 76. Shih edhe mr. Bislim Pireva: Xhemë Osmani- Tupalla, Gjilan 2001, f. 29 12. Dr. Ali Hadri: Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1971, f. 395 13. Dr. M. Pirraku, vepër e cituar, f. 109 14. Poaty f. 110 15. Poaty f. 225 16. Poaty f. 229 17. Mr. Bislim Pireva, vepër e cituar, f. 67 18. Radomir Trajkoviq-Rade, vepër e cituar, f. 201 19. Mr. Bislim Pireva; Shkolla shqipe në komu-nën e Medvegjës, Prishtinë 1997, f. 93

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Mihailo Dinic, Iz Dubrovackog Arhiva I, SAN, Zbornik za istoriju, jezik iknizevnost srpskog naroda, III odeljeneje, Knj.XVII, Beograd, 1957. nr.51, 83
  2. ^ Kadri Rexha, Regjistrimi i vendbanimeve dhe popullsisë së Kazasë së Novobërdës, sipas defterit kadastral nr.28
  3. ^ Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës, Dardana dhe Artana, Prishtinë,2004, faqe 182