Meshina
42°23′N 21°19′E / 42.38°N 21.32°E
Meshinë | |
---|---|
Fshat |
Meshinë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Fshati shtrihet 8–12 km në veri të qendrës komunale.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meshina është fshat kodrinoro-malor, i vendosur nëpër kodrina, shpatije dhe lugje, i ndarë në lagje, që janë shumë larg njëra tjetrës. Lagjët e Meshinës janë:Meshina, Presllopi dhe Jellaqa. Vendosja e muhaxhirëve në këtë fshat, aty gjeti vetëm në familje serbe thot Anatasije Urosheviq, citur nga Jusuf Osmani. Muhaxhirët u vendosën kështu nëpër lagjët e Meshinës. Në Meshinë: Skovërqanët, Bucët dhe Borocët. Në lagjen Jellaqë: Shillovët, Rukocët, Rafunët, Klaiqët dhe Dërvodelët, ndërsa në pjesën tjetër të kësaj lagjeje, por që bie me fshatin Feriqevë u vendosën familjet: Buvcët, Borocët, Sijarinët, Skovërqnët dhe Marocët. Në lagjen Presllop, u vendosën familjet: Vrapca, Krivaça, Gërbaci dhe Govori.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshatin Meshinë gjendet xhamia e ndërtuar në vitin 1886. Xhamia e fshatit Meshinë mban emrin e Haxhi Zejnë Vrapcës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët aktual të këtij fshati nuk janë në gjendje të japin asnjë sçarim rreth vjetërsisë së fshatit dhe banorëve të parë të tij. Në documentët e shkruara përmendët një vendbanim më emrin Mërshenica, në Nahinë e Banjës, në defterin kadastral të Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-74 me 18 shtëpi, 4 beqarë dhe 2 të veja, por nuk është e sigurtë se a bëhet fjalë për këtë vendbanim. Para ardhjës së muhaxhirëve, më 1878, këtu kanë jetuar familje serbe, që quheshin Shop. Si vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake, e cila është hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h) ky fshat është I regjistruar me emrin e tashëm.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dr. Jusuf Osmani: venbanimet e Kosovës nr.13, Prishtinë, 2004
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Berivojca | Bllata | Bratilloci | Busavata | Çarrakoci | Dajkoci | Dazhnica | Desivojca | Feriqeva | Gmica | Gogolloci | Gragjeniku | Grizima | Gjyrisheci | Hajnoci | Hodonoci | Huboci | Hogoshti | Karaçeva e Epërme | Karaçeva e Poshtme | Kolloleçi | Kopernica | Koretini | Kostadinca | Kranidelli | Kremenata I | Kremenata II | Krileva | Lajçiqi | Leshtari | Lisocka | Maroci | Meshina | Moçari | Muçivërca | Novosella | Petroci | Poliçka | Rahovica | Rogaçica | Ruboci | Sedllara | Strelica | Strezoci | Svirca | Shahiqi | Shipashnica e Epërme | Shipashnica e Poshtme | Tërstena | Topanica | Tugjeci | Vaganeshi | Velegllava e Epërme | Velegllava e Poshtme | Vriqeci | Zajçeci | Zhuja
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |