Bipolarizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harta boterore e bipolaritetit.

Bipolarizmi behet fjale për një semundje mendore te karakterizuar nga alternimi i episodeve te fiksimeve dhe depresionit.

Humori i një personi me këtë patologji mund te ndryshoje mes dy ekstremesh : eufori- irritim dhe mërzitje - deshperim. Një shqetësim i tille fillon ne adoleshence ose ne moshën e re-madhore dhe rishfaqet ne harkun jetësor me frekuence te ndryshme, por zakonisht intensifikohet dhe përkeqësohet me kalimin e viteve. Shpesh nuk njihet si sëmundje dhe kush është i prekur nga kjo semundje mund te vazhdoje te vuaj për vite te tera.

Ne fakt, si semundje te tjera te renda, shqetësimi i bipolarizmit sjell vuajtje te mëdhaja për partnerin, familjaret (fëmijët, vëllezërit, prindërit), për miqtë dhe koleget e punës.

Sa për te bere një shembull, familjaret e personave te prekur nga kjo semundje shpesh duhet te përballojnë probleme te vështira për shkak te sjelljes se afërmit tyre (p.sh shpenzime te ekzagjeruara). Pjesëtare te ndryshëm te se njëjtës familje mund te kenë këtë semundje, ndaj dhe ne shume raste mendohet qe është një semundje gjenetike.

Shenjat dhe simptomat e fiksimit[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Një periudhe e caktuar ne te cilën sjellja e pacientit është e ndryshme nga ajo e zakonshmja me një teprice euforie, hiperaktiv, lehtësi për te humbur mendjen, ndjesi moslodhjeje, dhe nevoja për gjumë zvogëlohet.
  • Mbingarkim mendimesh me një shtyrje te vazhdueshme për te folur, e shoqëruar me një besim te madh ne aftësitë e tij qe shpalos. Ne rast te kundërt, irritim ekstrem.
  • Sjellje e papërshtatshme e shoqëruar nga rritja e dëshirës për seks dhe abuzimit me drogra, alkool, ose ilaçe kundër pagjumësisë.

Si te njohesh shqetësimin bipolar[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk është e lehte pasi shpesh here nuk e kuptojnë as pacientet e as familjaret. Ndodh qe dhe mjeket te mos arrijnë te identifikojnë personin/diagnozen. Një shenje paralajmëruese mund te jete hipomania : një gjendje ne te cilën personi ndjen qe ka energji te madhe, ose ndihet irritues e me humor te keq dhe ka një sjellje impulsive.