Vetëvrasja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vetëvrasja është akt kur njeriu i merr jetën vetes së vetë me dëshirën të tij me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë depresioni ose sëmundjet bipolare si dhe sëmundje të tjera psikike dhe fizike.

Shkaqet dhe format[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkaku kyesor i vetëvrasjes është fenomeni "njeri i egër". Deri tek ky fenomen vije me rastin e këputjes së mardhënjeve shoqërore (komunikimi, biseda) të individit apo grupit me rrethin. Format dhe metodat se si vije deri tek egërsimi i njeriut janë të ndryshme. Si më e përhapura është vetë izolimi për shkaqe të ndryshme, kjo në mjeksi thirret depresion. Evitimi i depresionin qëndro në vetë fjalen depresion që në prakik i bije të bëhet presion (shtpyje) në individin apo grupin e prekur. Me aplikimin e shtypjes pacienti vetë vetiu e aktivizon mekanizmin vetë mbrojtës. Me aktivizimin e mekanimit mbrojtës i prekuri automatikisht e mbron jeten e tij.

Dallimet gjinore dhe vetëvrasja[redakto | redakto tekstin burimor]

Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat. Këto dallime/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit. Shkalla e lartë e tentativave të vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat, përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë: prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj në dashuri.


Mosha dhe Vetëvrasja[redakto | redakto tekstin burimor]

Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë. Vetëvrasja tek të rinjtë është në rritje e sipër. Në 35 vitet e fundit vetëvrasja tek studentët është trefishuar. Meshkujt ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeç janë më të goditurit. Dy studime të autopsive psikologjike të vetëvrasjeve te kjo moshë kanë bërë të ditur përfshirjen e përdorimit të drogës dhe depresionit si paraprijës të vetëvrasjes. Në një studim të bërë nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotërim të njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive. Shumica e vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për vetëvrasje. Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në atë të pleqërisë. Shtimi i depresionit, vetmia, shpërngulja në lokalitete të panjohura, humbja e kuptimit të familjes dhe shoqërisë si dhe humbja e personave që i do janë sigurisht disa prej faktorëve që ndikojnë në shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek mosha e vjetër. Në kulturat dhe komunitetet në të cilat të moshuarit janë të respektuar dhe mbesin persona të rëndësishëm në jetën e familjes, vetëvrasjet janë shumë të rralla. Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.

Prevencioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Vetëvrasja dhe religjioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Vetëvrasja dhe drejtësia[redakto | redakto tekstin burimor]