Boston Red Sox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Boston Red Sox është një ekip profesionist i bejsbollit (Baseball) ne qytetin e Boston, Massachusetts. Çorapekuqët e Bostonit janë njeri prej ekipeve me te dashur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sporti i bejsbollit konsiderohet si sporti kombetar ndersa historia e ekipit është i mbushur me legjenda. Ky ekip është shpirti dhe thelbi i qytetit te Bostonit, madje i te gjithe krahines qe quhet Anglia e Re (New England) e cila shtrihet ne pjesen verilindore te SHBA. Për 86 vjete, midis viteve 1918 dhe 2004 edhe pse gjithmone pretendente, Red Sox nuk munden te fitonin asnjehere titullin kampion. Kjo ndryshoi vetem në 2004 kur pasi munden ne menyre dramatike ekipin armik The New York Yankees, Red Sox fituan "World Series" dhe u shpallen perseri ne krye pas 86 vjete endjeje ne shkretetirat e fatit te keq.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]